Universitetet, Fuga: 4 sfidat mes shtetërorit dhe privatit
TIRANE - Programet, stafet pedagogjike, infrastruktura dhe literatura janë katër elemente që mund të masin cilësinë e universiteteve, sipas Prof. Dr. Përparim Fugës, Pro Rektor i Universitetit Europian të Tiranës. I analizon me radhë, duke i krahasuar mes universiteteve publike dhe atyre private, për të sjellë si rezultat një avantazh të këtyre të dytave. Sepse sipas tij nëse flitet për standarde, i pari duhet të jetë shteti që duhet t'i respektojë universitetet publike, ndërkohë që aty 'hiqet keq' për kushte si dhe për një numër të madh studentësh për pedagog.
Qëndrojmë te debati i cilësisë, i dallimit mes universiteteve private dhe atyre shtetërore. Mendoni se ekziston vërtet një dallim i tillë?
Së pari, doja të thosha se media por dhe opinioni publik që është përfshirë në këtë debat, nuk po merret me thelbin e çështjes, por me probleme dytësore. I gjithë ai debat për kalimin e etapave të shkollimit të studentit Bossi, dhënies së një diplome fiktive, por edhe debati për çështjen e ambienteve janë të rëndësishme për cilësinë, por janë çështje dytësore që në qoftë se institucionet e kontrollit, të licencimit, të akreditimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndërhyjnë dhe nëse vetë universitetet, si ato private dhe shtetërore bashkëpunojnë, mund të zgjidhen me një seri masash administrative. Mund të mbyllen kështu hapësirat për abuzime shumë më shpejt në kohë.
Ku qëndron thelbi i çështjes së cilësisë atëherë?
Për mua, thelbi mbështetet në katër kolona. E para, janë programet, e dyta stafi pedagogjik, e treta është infrastruktura, në mënyrë të veçantë ajo që mbështet proceset akademike. Vjen pastaj edhe mbështetja që u jepet studentëve për plotësimin e aspiratave të tyre me literaturën bashkëkohore, qoftë nëpërmjet librave të ndryshëm, qoftë nëpërmjet bibliotekave. Po t'i marrim në tërësi këto katër elemente dhe t'i krahasojmë mes universiteteve private dhe publike, unë nuk shoh diçka principale për t'u krijuar një hendek dhe pse në elemente të veçanta diferencat janë. Publiku mund të ketë avantazhin e vet në lidhje me programet sepse ka traditën dhe një staf me përvojë, por ndërkohë edhe universitetet private kanë ndjekur shembullin e universitetit publik dhe atyre perëndimore dhe kanë programe mjaft të avancuara. Sa i takon asaj se 'universitetet private janë të përqendruar në pak drejtime', për shembull UET ka tre fakultete, atë Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave Sociale dhe të Edukimit, kjo krijon një avantazh sepse i bën më fleksibël. Është në interes të tij ta përputhë programin me interesat e tregut, në mënyrë që studentët të punësohen në këtë treg pas përfundimit të studimeve. Ndërsa universitetet publike, duke qenë dhe të mbështetura nga shteti, mund të hartojnë programe për interesat e vendit në afat të gjatë dhe pse ky është një objektiv që nuk i mungon as universiteteve private, që shohin përveç kërkesave aktuale të tregut të punës dhe shoqërisë shqiptare, edhe perspektivën e të themi 20-30 viteve më pas. Pra, nuk shoh arsye për të bërë ndonjë diferencim.
Kalojmë tek elementi i dytë që ju përmendët, ai i stafeve të pedagogëve. Mendoni se dallojnë stafet e pedagogëve të universiteteve private dhe atyre publike?
Është e sigurt që universitetet publike kanë stafe më të mëdha pedagogjike, por duhet parë raporti mes numrit të pedagogëve dhe atij të studentëve në këto universitete. Pra, vërtet ka më shumë pedagogë, por ka dhe shumë më shumë studentë për atë numër pedagogësh. Pastaj nuk duhet harruar se dhe pedagogët e universiteteve private një pjesë kanë ardhur nga universitetet publike, ashtu si kanë ardhur dhe nga institucione të tjera të vendit apo nga jashtë Shqipërisë, pra pothuaj nga të njëjtat burime me të cilat furnizohet me pedagogë dhe universiteti publik. Ndërkohë, për sa i përket shpërblimit, ndryshimi është shumë i madh në avantazh të pedagogëve të universiteteve private. Dhe natyrshëm këtu lind pyetja se pse këta pedagogë të universiteteve publike, nëse janë shumë të mirë, nuk shkojnë në një universitet privat ku do paguheshin edhe më mirë? Dhe përgjigjet, pa dashur t'i hyj kësaj çështjeje, janë që: Ose janë shumë 'idealistë', ithtarë të universiteteve publike; ose kanë dhe angazhime të tjera nga marrin të ardhura. Megjithatë, gjithçka varet nga serioziteti i institucionit, një institucion që ka në përbërjen e tij pedagogë të mirë, të ardhur nga Perëndimi, ka programe të qarta kualifikimi, i angazhon ata në proceset akademike, në kërkimin shkencor, bashkëpunon me ata që të avancojnë në karrierën akademike, atëherë nuk ka arsye për të bërë diferencime mes dy kategorive të universiteteve. Madje, do të thosha se në një universitet privat pedagogët janë më të interesuar të jenë në dispozicion të studentit, të jenë më cilësorë para tyre sepse kjo ndikon direkt tek ata vetë. Në një universitet privat interesi i institucionit me interesin e individit është më i përputhur.
Infrastruktura, ndërkohë, ndryshe nga këto më lart, është një element mëse i dukshëm, ku dallimet vihen re me sy të lirë. Por dallimet për sa i takon infrastrukturës janë radikale. Unë po flas vetëm për Universitetin Europian të Tiranës, që e njoh mirë. Infrastruktura e UET është shumë më e mirë se në çdo universitet publik, qoftë për sa i përket mjediseve ku zhvillohet mësim, qoftë për sa i përket mjediseve të përbashkëta, qoftë për sa i përket laboratorëve. Ne kemi vetëm laborator informatike, por ne kemi mundësinë t'u ofrojmë mësimin 100 studentëve në të njëjtën kohë nëpërmjet laboratorëve të informatikës. Nga kjo pikëpamje, universitetet private e kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe ky është një disavantazh i madh i universiteteve publike, atyre të Tiranës, pa folur për ato në rrethe.
Po literatura që vihet në dispozicion të studentëve, a përbën një element dallimi mes universiteteve private dhe atyre shtetërore?
Për sa i takon literaturës, unë di që UET ka zgjedhur një strategji shumë të saktë, që mbështetet në përkthimin e teksteve bazë më të mira ndërkombëtare të autorëve më në zë në fushat përkatëse, duke zhdukur kështu dhe atë konflikt interesi që lind mes pedagogëve shqiptarë, autorë tekstesh dhe studentëve të tyre, që ndodh në universitetet publike dhe nuk lë një shije të mirë. Së dyti, këta janë libra të provuar e të njohur ndërkombëtarisht.
Sigurisht për shkak të moshës së re që ka universiteti ynë, si gjithë universitetet private, bibliotekat nuk mund të krahasohen me ato të universitetit të Tiranës, apo të atij Politeknik, por ka një mundësi për ta ngushtuar këtë hendek me bibliotekat online, që ofrojnë mundësitë e aksesit qoftë në revista shkencore, qoftë në tekste.
Pra, po t'i mbledhësh rezultatet e krahasimit të këtyre elementeve, ju avantazhoni universitetet private?
Unë nuk dua të dal garant për çdo universitet privat. Po flas për Universitetin Europian të Tiranës. Në UET një nga problemet që i kushtohet rëndësi e veçantë është problemi i cilësisë. Ne e konsiderojmë problem të të gjithëve. Duhet që të gjithë të jenë cilësorë, kemi program të veçantë, e mbikëqyrim performancën e stafit pedagogjik, administrativ dhe marrim dy herë në vit mendimin e studentëve dhe e ballafaqojmë. Gjë që është reflektuar në emrin e universitetit dhe në numrin e studentëve që e zgjedhin. Doja të theksoja, për sa i përket cilësisë, edhe diçka. Cilësia varet nga tradita. Dhe thuhet se universitet publike kanë avantazh traditën në krahasim me universitetet private, por nuk është pikërisht kështu. Nuk duhet harruar se mjaft pedagogë të universiteteve private kanë ardhur nga ato publike dhe bashkë me ta është zhvendosur dhe një pjesë e traditës. Universitetet private mund të mos kenë moshën, por traditën e kanë të transferuar.
Në të vërtetë edhe renditja e universiteteve e ka nxjerrë UET në vendin e parë. Por, mos duhet bërë një renditje e saktë, zyrtare nga ana e shtetit shqiptar që shpreh cilësinë e universiteteve?
Dua të sqaroj se renditja që është bërë nuk ka qenë për universitetet, ka qenë për programet dhe nuk është bërë me pikë, por me vlerësime shumë mirë, mirë e me radhë. Dhe UET është vlerësuar shumë mirë për shumicën e programeve të tij. Ndërkohë, zyrtarisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur standarde. Dhe çdo universitet ka detyrë t'i njohë ato standarde dhe t'i synojë t'i përmbushë ato standarde. Unë do t'i bëja thirrje shtetit shqiptar që kur të përcaktonte kuotat e universiteteve publike të njihte mirë kapacitetin e çdo universiteti dhe pastaj të vendoste kuotat, pra të ishte ai i pari që të respektonte standardet. Thënë më shqip, kur një universitet publik ka 100 metër katror dhe 20 pedagogë, mund të studiojnë kaq studentë. Shteti duhet të ketë standarde. Po të shohësh këtu në UET, ne kemi hapësira, çdo student mund të përdorë kompjuter, ka sinjal wireless, ajër të kondicionuar e me radhë.
Ne në UET i qëndrojmë strikt standardeve që ka vendosur ministria. Për sa i përket stafit, ne i qëndrojmë strikt kërkesave për numrin e pedagogëve në departament, numrin e atyre me tituj shkencorë të lartë e me radhë. Kjo nuk ndodh në çdo universitet privat, ashtu si nuk është në çdo universitet shtetëror, por duhet të jetë shteti ai që vendos standarde.
Ç'qëndrim keni për reformën për financimin e universiteteve?
Në tërësinë e saj unë jam për reformën financiare edhe pse mund të kem ndonjë mendim ndryshe për ndonjë element të saj. Në radhë të parë sepse ajo vendos barazi mes shtetasve. Dhe pse një familje mund të ketë mundësitë financiare për të çuar fëmijën në një universitet privat ose jashtë vendit, nuk ka pse të përjashtohet nga ajo që i takon të marrë nga taksat e paguara në raport me ata që ndjekin universitetet shtetërore. Së dyti, kjo u jep mundësinë studentëve që të shkojnë atje ku dëshirojnë dhe jo aty ku janë të detyruar për shkak se vendosen kuota, në rastet kur nuk kanë mundësinë të ndjekin një universitet privat, apo një universitet shtetëror larg vendit ku banojnë.
E treta, kjo reformë vendos një bazë më të drejtë konkurrence mes universiteteve publike dhe atyre private. Sigurisht universitetet private do të parakushtëzohen për t'u vendosur brenda një forme të re organizimi, do të shndërrohen në institucione jofitimprurëse. Kjo zhduk dhe problemin që kanë universitetet private që rritja e cilësisë është një thikë me dy presa, që dhe ne e kemi hasur në disa fakultete, ku rritet cilësia e studentëve, e atyre me mesatare më të lartë nga gjimnazi dhe zvogëlohet numri i tyre dhe kjo është një dukuri që ndodh kudo, sepse këto dy elemente nuk përparojnë në kah të njëjtë. Kjo dukuri ndodh dhe tek publiku, në disa degë, si të themi fizika, ku nuk ka kërkesë dhe stafi akademik është i detyruar t'i mbajë ata studentë për të vazhduar të funksionojë. Kështu që reforma duhet të përfshijë mbështetjen për disa drejtime, si për mësues fizike, kimie e njohës të gjuhëve të rralla, që shteti duhet t'i subvencionojë studentët e mirë për këto degë.
Përmendët se jeni kritik ndaj një elementi të kësaj reforme. Për se bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për kërkimin shkencor. Në atë paketë parashikohet që mbështetja me projekte nga Banka Botërore dhe nga institucione të tjera ndërkombëtare është në favor të universiteteve publike dhe pastaj të shtrihet për universitetet private. Do thosha që, nga koha kur është formuluar kjo paketë dhe deri tani, uji ka rrjedhur shpejt. Mendoj se mundësia duhet të jetë e barabartë. Kërkimi shkencor nis me një projekt dhe nëse projekti miratohet, vlen, nuk ka rëndësi nëse vjen nga një universitet publik apo privat.
Për ju është pozitiv apo jo, ky masivizim që i është bërë arsimit të lartë në Shqipëri, ku sigurisht një rol të madh ka luajtur hapja e universiteteve private?
Për mua sfida e Shqipërisë është edukimi, kultura, ngritja e nivelit arsimor, të njohurive dhe në këtë drejtim unë mendoj se hapja e universiteteve private e ndihmon këtë proces. E ndihmon dhe në aspektin cilësor. Ne jemi nën mesataren e personave me arsim të lartë në Europë. Kështu që nuk ka asnjë të metë në rritjen e numrit të personave që ndjekin arsimin e lartë.
Po për sa i përket metodave të pranimit në universitet, çështje e debatueshme aktualisht, ju jeni për maturën shtetërore apo kthimin e konkurseve?
Nuk jam për kthimin e konkurseve. Sigurisht është një kategori drejtimesh studimi, ku kanë rëndësi rezultatet e shkollës së mesme, për shembull fizika, kimia, inxhinieritë; ku do ishte e vështirë kapërcimi i vështirësive nga një nxënës jo i mirë në këto lëndë; ndërsa në drejtimet e tjera është më e lehtë. Megjithatë, do ta lija në dorë të individit, mendoj se do kishte një vetërregullim të shpërndarjes, ku kushdo do shkonte atje ku mendonte se do arrinte atë që donte, me një përpjekje të arsyeshme.
Para pak ditësh është zhvilluar takimi i pedagogëve të Akademisë së Arteve dhe të Shkencës që ka diskutuar kryesisht programin e Bolonjës në sistemin e lartë në Shqipëri. Si ka qenë kontributi i universiteteve private në zbatimin dhe zhvillimin e këtij programi në Shqipëri?
Sigurisht universitetet private e ndihmojnë zbatimin e procesit të Bolonjës. Ato së pari janë shumë më elastike. Ato ndihmojnë për ato që përmban ky proces, cilësinë, masivizimin, rritjen e numrit të studentëve e arsim për të gjithë. Universitetet private ndihmojnë në zbatimin e të gjitha hallkave të procesit të Bolonjës, pavarësisht diskutimit nëse është ai drejtimi më i mirë, apo do ishte një tjetër.
*Prof.Dr. Përparim Fuga është Pro Rektor i Universitetit Europian të Tiranës.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)