Nishani betohet si President, ja programi i plotë i ceremonisë

Zbardhet program i plotë i ceremonisë së betimit të presidentit të ri Bujar Nishani. Kështu sipas protokollit të shtetit, ceremonia e betimit do të nisë në orën 18:30 në Kuvendin e Shqipërisë duke vijuar më pas edhe me marrjen e detyrës në presidencë.
Ja program i plotë i ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti Bujar Nishani
18.30 Ceremonia e betimit të Sh.T.Z. Bujar Nishani, Presidentit të Zgjedhur të Republikës.
19.00-19.25 Mbërritja e të ftuarve dhe sistemimi i tyre në tribunat përkatëse. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa Tribuna B dhe ajo qendrore C për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Protokolli i Shtetit bën pritjen e të ftuarve në hyrje te Presidencës të cilët ecin në këmbë dhe vendosen ne secilën nga tribunat A, B si dhe tribuna qëndrore C, sipas skemës përkatëse.
19.15 Mbërritja e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani në
Presidencë. (Hyrja do të bëhet nga krahu i zyrave të Presidencës)
Takimi i Presidentit te Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani me ish Presidentin e Republikës Sh.T.Z. Bamir Topi.
19.29 Ish Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bamir Topi bashkë me Presidentin e Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani, dalin nga zyra dhe drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës.
19.30 Të dy Presidentët zënë vend në krye të shkallëve të Presidencës shoqëruar nga Drejtori i Protokollit të Shtetit sipas skemës përkatëse.
19.35 Ekzekutohet Himni Kombëtar nga Banda e Ushtrisë, i pasuar nga 21 të shtëna topi me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, Flamuri Kombëtar qëndron i ngritur.
19.38 Truproja e Nderit parakalon para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
19.40 Z. Bashkim Dedja, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i dorëzon Presidenti në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19.44 Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani. (e përkthyer në anglisht është shpërndarë për Trupin Diplomatik).
19.55 Largimi i ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi nga Presidenca. Sh.T.Z. Bamir Topi dhe Sh.T.Z. Bujar Nishani pershendeten me shtrengrim duarsh. Bamir Topi përcillet deri në fund të shkallëve tek makina nga Drejtori i Protokollit të Shtetit.
Makina e ish-Presidentit shoqërohet nga katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të Trupit Diplomatik.
20.00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe fëmijët zënë vendet e tyre në shkallët e Presidencës. Pas përfundimit të fotove, Presidenti i Republikës dhe Familja e Tij, lëvizin drejt sallës ku do të bëhet pritja me rastin e marrjes së detyrës.