E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e imunitetit me ligj të ri, pa prekur Kushtetutën

Sipas tij, dorëheqja deklarative individuale nga imuniteti, siç bëjnë aktualisht deputetët, nuk ka asnjë vlerë ligjore, ndërsa Kushtetuta është ndryshuar më tepër nga ç'duhet.

"Unë nuk jam shumë për këto ndryshimet kushtetuese. Për 10 vjet, Kushtetuta ka ndryshuar dy herë dhe po t'i hyjmë përsëri tani çështjes së ndryshimit, do të hapen edhe avaze të tjera për ndryshimin e Kushtetutës, sepse nuk është vetëm një, nuk mund të hysh në Kushtetutë, të ndryshosh sot imunitetin, nesër një gjë tjetër. Mund të përcaktohet në ligj që të shkruhet një deklaratë në të cilën të heqin dorë nga imuniteti dhe kjo është e sanksionuar në ligj. Automatikisht ngelen pa imunitet dhe për prokurorinë ka fuqi. Por kështu, pa qenë e sanksionuar në ligj, të dalë e të thotë që heq dorë nga imuniteti, kjo s'ka vlerë për prokurorinë",thotë Gjata.

Sipas Gjatës, nga imuniteti duhet të zhvishen vetëm politikanët dhe jo zyrtarët e tjerë dhe njerëzit e ligjit. "Të hiqet, ose të kufizohet vetëm për politikanët, për persona të cilët janë në nivele të larta të pushtetit, duke filluar që nga drejtuesit më të lartë deri te ministra, zv/ministra, deputetë kuptohet. Përsa i përket nëpunësve shtetërorë, po flas për nëpunës që s'janë politikanë, s'kanë lidhje me politikën, e sidomos gjyqtarëve absolutisht nuk duhet t'i preket imuniteti. Do të isha që t'i kthehej prokurorëve imuniteti, një niveli të caktuar prokurorësh. Është vetë përgjegjësia e punës së tyre dhe në kushtet në të cilat këta nëpunës punojnë, që s'mund të jenë pa imunitet", theksoi ai, citon AS.

Zhveshja e zyrtarëve të lartë nga imuniteti, është një opsion i artikuluar prej shumë vitesh, por asnjëherë i konkretizuar. Pak ditë më parë ambasadori i OSBE-së, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë konsensusin, por pa prekur Kushtetutën. /Start/

                                                                                             2012-03-18 15:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›