E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tirana të shkëputet nga monumentet komuniste

Ai theksoi se juria ndërkombëtare do ta ketë të vështirë përzgjedhjen. 

“Kulturalisht, kryetari i Bashkisë ka një shans të madh të përzgjedhë seritë e këtyre veprave për ta pasuruar Tiranën me vlera kulturore e vlera artistike që i mungojnë, ndaj dhe vlerësoj se ky konkurs përbën një avantazh të madh për kryeqytetin e vendit, sepse një aspekt është historia dhe nderimi i saj, por një aspekt tjetër është krijimi i vlerave, që sjellin gjithnjë e më afër këtë kryeqytet në rrafshin kulturor me simotrat e veta në Evropën Perëndimore. 11 vitet e humbura të Tiranës në rrafshin europain, në të cilat nuk mund të gjenim vlera artistike europiane. Në ato 11 vite bëheshin beteja për të mbrojtur një trashëgimi që uroj ta harrojë Bashkia e Tiranës, duke filluar me pallatin e Kulturës që përbën një shëmti të pamerituar për qytetarët”, tha Berisha.

Sipas tij, çdo vendim që do të marrë bashkia e Tiranës për ta rivendosur kryeqytetin tonë në platformën evropiane, me të cilën lindi, qeveria do ta mbështesë fuqishëm me të gjitha mjetet. “Tirana është sigurisht qyteti i qytetarëve që jetojnë në të, por është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Ju garantoj se do të mbështesë vendimet e këshillit bashkiak për ta ndarë Tiranën nga ajo periudhë 50 vjeçare, e cila e vërviti kryeqytetin drejt mjegullnajave ballkanike lindore ndërkohë që ky është një kryeqytet me frymëmarrje ku gjithçka ka aromë perëndimore”, vijoi.

Në Konkursin Ndërkombëtar për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë, janë paraqitur 61 artistë me rreth 80 bocete, ndër të cilët 26 artistë janë nga Shqipëria, 13 artistë nga diaspora, 8 nga Maqedonia dhe Kosova, si dhe 14 artistë ndërkombëtarë. Konkursi për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë është shpallur në 22 dhjetor 2011 dhe është mbyllur në 15 mars të këtij viti. Të gjitha bocetet janë mbledhur nga Galeria Kombëtare e Arteve.

 Juria, e përbërë nga 9 personalitete të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare të artit, kulturës dhe arkitekturës, nis punën sot ndersa në  21 mars do të vlerësojë 5 bocetet më të mira me sistem pikësh, të cilat do t’i paraqiten Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Kryeministrit. Nga data 22 mars deri në 25 mars, në GKA të gjitha bocetet pjesëmarrëse do të mund të vizitohen falas nga publiku. /Start/

                                                                                             2012-03-18 13:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›