E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e imunitetit të 3 deputetëve socialistë, sot seanca dëgjimore në Këshillin e Mandateve

27-01-2012 / Gazeta 55

Hetimet e 21 janarit

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të dëgjojë sot në seanca dëgjimore të veçanta deputetët e Partisë Socialiste, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e imunitetit, lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit.
Dy ditë më parë, pas shumë polemikash Këshilli vendosi që të thërrasë nesër (ora 10:00) tre deputetët, ku i pari do të dëgjohet deputeti Doshi, për të dhënë shpjegime rreth kërkesës së organit të akuzës. Rregullorja e Kuvendit (neni 118) parashikon që kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin. Ky i fundit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.
Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›