PDK- AKR ende pamarrëveshje, negociatatvazhdojnë sot
PRISHTINE- Ende s`ka marrëveshje konkrete nga negociatat ndërmjet PDK-së dhe AKR-së.Takimi i fundjaves i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me negociatat me Aleancën Kosova e Re për arritjen e një marrëveshje të mundshme për formimin e koalicionit qeverisës ka përfunduar pa marrëveshje konkrete.
Krasniqi ka thënë se partia e tij është pajtuar që të vazhdojë me takime gjatë ditës së sotme, takime këto që do të përfshijnë vendimmarrësit, duke përfshirë edhe Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të PDK-së, “në mënyrë që në ditët e ardhshme të kemi një finalizim edhe të marrëveshjes edhe të hapave të mëtutjeshëm”.
“Në çdo negociatë, normalisht të dy palët kanë qëndrimet fillestare, dhe pastaj shkohet në drejtim të përafrimeve dhe të arritjes së hapësirës së përbashkët ku të dy palët e gjejnë vetveten dhe i realizojnë qëllimet dhe objektivat e tyre politike në radhë të parë në të mirën e qytetarëve dhe të vendit”, ka theksuar anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, duke shtuar se “edhe ne jemi në atë drejtim me AKR-në dhe në të dy palët ka një besim se do të gjendet rruga e përbashkët për tu arritur marrëveshja, por kjo i mbetet vazhdimit të bisedimeve të ditëve të ardhshme”.citon RTK
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë nuk ka asgjë konkrete, por mbetet të vazhdohet me negociata edhe te henen.
Bisedimet mes dy forcave politike, për koalicionin e ri qeverisës, janë vështirësuar në dy ditët e kaluara për shkak të qëndrimeve të palëkundshme të drejtuesve të tyre për ndarjen e posteve të larta shtetërore.
Procesi ngeci pasi Aleanca Kosova e Re refuzoi një ofertë të Partisë Demokratike që ajo të marrë postin e kryetarit të parlamentit dhe një numër dikasteresh në qeverinë e Kosovës.
Partia e afaristit Behgjet Pacolli ka këmbëngulur në postin e presidentit dhe ka kërcënuar PDK-në e zotit Thaçi me tërheqje nga bisedimet dhe mbetje në opozitë.
Partia Demokratike thotë se nuk është e gatshme që t’i ofrojë zotit Pacolli postin e presidentit meqë kryesia e saj ka vendosur që për këtë post ta kandidojë Jakup Krasniqin, presidentin në detyrë të Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)