Aksident në aksin Vlorë-Fier, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Bistrovës ku një makinë me targa Italiane BZ 415 NH me të cilën udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortja e drejtuesit të mjetit Klaudja Hasani 23 vjeç dhe nipi i tij Edi Hasani 15 vjeç ndërkohë që ka mbetur i plagosur Sami Hasani 28 vjeç
Policia rrugore e cila ka shkuar në vendgjarje ka bërë kqyrjen e vendgjarjes dhe sipas hetimeve të para ka rezultuar se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti. Dy viktimat janë nisur në morgun e spitalit të qytetit, ndërsa 28 vjeçari po kurohet në sallën e reanimacionit për plagët e mara nga aksidenti, por sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.