E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, burri vret gruan, më pas e ka hedhur atë në përrua

Krimi brenda familjes ka goditur sërish qytetin e Librazhdit. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë ku burri në bashkëpunim me nënën e tij vrau bashkëshorten, një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në një fshat të Librazhdit.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hotolisht të Librazhdit ku 46-vjeçarja Behije Çepi, nënë e katër fëmijëve është goditur me mjete të forta nga bashkëshorti i saj i cili më pas e ka hedhur atë në një përrua. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërkohë që policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.
 

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 46-vjeçares por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›