Arvizu: "21 Janari", Policia veproi ne menyre profesionale

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj priti ne nje takim Ambasadorin Amerikan ne Tirane, Alexander Arvizu. Qellimi kryesor i ketij takimi ishte dorezimi i raportit te Ambasades amerikane, ku shqyrtoheshin rrethanat e demonstrates se 21 janarit.
Gjate fjales se tij ne kete takim, Alexander Arvizu, nder te tjera theksoi se: "Gjate shqyrtimit te ketij raporti, per mua eshte e qarte qe Policia e Shtetit pati nje plan operacional te mirezhvilluar per t'u ballafaquar me nje demonstrate qe do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional ne menyre mese te mire. Gjate dhunes ekstreme te 21 janarit, Drejtori i Pergjithshem, Burgaj, inicioi masa dhe procedura te jashtezakonshme ne menyre qe t'i mundesohej Policise qe te mbante nen kontroll dhe te menaxhonte situaten sa me shume qe te ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shume te kufizuara. Punonjesit e Policise gjate demonstrates ishin ne pjesen me te madhe te pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja qe ata demonstruan duhet levduar.
Ata qendruan te palevizur gjate goditjes me objekte te forta, duke perfshire gure, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qendruan perballe ketyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhet e tyre dhe as nuk u hakmoren kur u provokuan fizikisht. Policia e Shtetit vazhdon te mesoje dhe te zhvilloje plane operacionale per te menaxhuar sa me mire qe te jete e mundur demonstrata, te cilat qe kur organizohen nuk jane paqesore, ne menyre qe te ruhet rendi dhe te respektohen te drejtat e njeriut." Ne mbyllje te takimit Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit falenderoi Ambasadori Amerikan per raportin duke theksuar se: "Kete raport do ta shikojme dhe realizojme me shume pergjegjesi. Ju falenderojme per mbeshtetjen dhe ju garantoj qe Policia e Shtetit do te jete si gjithnje ne sherbim te qytetareve dhe vetem ne zbatim te ligjit." Ne vijim keni fjalen e plote te Ambasadorit Amerikan dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, gjate ketij takimi. "Zoti Drejtor i Pergjithshem, Burgaj, ju falenderoj qe i preket te gjitha keto fusha bashkepunimi qe keni patur me ne gjate viteve te kaluara, dhe ju falenderoj dhe qe me pritet sot. Doja t'ju shpjegoja se nje nga qellimet kryesore te vizites sime sot ne Drejtorine e Pergjithshme eshte qe t'i dorezoja zotit Burgaj nje raport te perpiluar nga ekspertet qe jane keshilltaret e ICITAP-it. Eshte nje raport qe shqyrton rrethanat e demonstrates se 21 janarit. Ky raport merret ne menyre specifike me pergatitjet e kryera nga policia e Shtetit per demonstratat si dhe me qendrimin e Policise se Shtetit gjate zhvillimit te demonstrates. Gjate shqyrtimit te ketij raporti, per mua eshte e qarte qe Policia e Shtetit pati nje plan operacional te mirezhvilluar per t'u ballafaquar me nje demonstrate qe do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional ne menyre mese te mire. Gjate dhunes ekstreme te 21 janarit, Drejtori i Pergjithshem, Burgaj, inicioi masa dhe procedura te jashtezakonshme ne menyre qe t'i mundesohej Policise qe te mbante nen kontroll dhe te menaxhonte situaten sa me shume qe te ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shume te kufizuara. Punonjesit e Policise gjate demonstrates ishin ne pjesen me te madhe te pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja qe ata demonstruan duhet levduar. Ata qendruan te palevizur gjate goditjes me objekte te forta, duke perfshire gure, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qendruan perballe ketyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhet e tyre dhe as nuk u hakmoren kur u provokuan fizikisht.
Policia e Shtetit vazhdon te mesoje dhe te zhvilloje plane operacionale per te menaxhuar sa me mire qe te jete e mundur demonstrata, te cilat qe kur organizohen nuk jane paqesore, ne menyre qe te ruhet rendi dhe te respektohen te drejtat e njeriut. Duhet te jete e garantuar e drejta per t'u mbledhur per te gjithe. Por nga ana tjeter edhe protestuesit kane detyrimin qe te veprojne ne menyre te pergjegjshme dhe paqesore.
Ata qe organizuan dhe moren pjese ne aktet e dhunshme duhet te ballafaqohen me drejtesine. Do doja te permend hetimin qe eshte duke u kryer nga Prokuroria e Pergjithshme. Shume here e kemi theksuar se hetimi duhet te jete i plote, i gjithanshem dhe i besueshem. Hetimi duhet t'i perfshije te gjitha fazat e ngjarjeve te 21 janarit, duke filluar qe nga organizatoret, protestuesit, si dhe ata te cilet jane pergjegjes per faktin qe u qellua, gje e cila rezultoi me nje dite tragjike dhe me vdekjen e kater shtetasve shqiptare dhe plagosjen e shume demonstruesve te tjere, sikurse dhe plaget e shumta qe moren forcat e policise. Eshte shume e rendesishme qe ky hetim te vazhdoje te cohet perpara pa nderhyrje te jashtme ne menyre qe t'u jepet pergjigje pyetjeve qe shume shqiptare kane per ngjarjet e 21 janarit dhe qe te evitohet perseritja e ngjarjeve te tilla ne te ardhmen.
Edhe njehere z.Burgaj, ju falenderoj qe me pritet dhe qe me dhate mundesine t'jua dorezoj kete raport dhe shpresoj qe te bashkepunojme edhe ne te ardhmen", tha ambasadori Alexander Arvizu ne takimin ne Policine e Shtetit.