E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit te ministrit Basha shtyhet ne janar

Kuvendi duket se do e shtyje per vitin e ardhshem marrjen e vendimit per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, per akuzat se ka abuzuar ne tenderin e rruges Durres-Kukes. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet eshte ende ne pritje te pergatitjes se raportit per ministrin per t’ia kaluar me pas per votim Kuvendit. I vetmi qe me vote mund te vendose zhveshjen apo jo nga imuniteti ligjor te ministrit Basha. Nje prej anetareve te keshillit, socialisti Petro Koci, tha dje per gazeten se eshte ende heret te flitet per raport perfundimtar. Nderkohe qe, per kete sesion, parlamentit nuk i ka mbetur me shume se nje jave pune. “Jane duke u marre keshilltaret, ekspertet me hartimin e raportit, per t’ia kaluar me pas ne nje variant te plote per keshillin”, sqaroi Koci. Ai tha se nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte kerkuar qe cdo anetar i keshillit te mund te paraqese mendimin e tij per raportin perfundimtar e me pas te votohet. “Nuk e besoj se do te mund te votohet brenda ketij viti, koha nuk mjafton”, tha Koci. Sipas tij, ka ende pune per permbylljen e raportit qe do e zhvishte Bashen nga imuniteti ligjor per t’ju nenshtruar hetimit te prokurorise. Socialisti shpjegoi se nga pikepamja ligjore ka ende kohe per te vendosur mbi ceshtjen e mandatit. Dhe puna e keshillit, sipas tij, eshte brenda afateve ligjore, pasi procedura ligjore percakton qe ka deri ne tre muaj kohe para se raporti te shkoje per votim ne Kuvend. Me gjithe vonesat, per here te pare te gjithe anetaret e keshillit jane dakord qe te mbeshtesin kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha. E kjo fjali do te theksohet ne raportin perfundimtar te keshillit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte shprehur qe ne fillim pro heqjes se imunitetit te ministrit, si nje nisme qe duhet marre, per sa kohe qe kerkesa vjen nga prokuroria. Organi i akuzes kerkoi dy muaj me pare heqjen e imunitetit te ministrit Basha, ne menyre qe ai te hetohet per tenderin e rruges Durres-Kukes. Tender i zhvilluar ne kohen kur Basha drejtonte Ministrine e Transporteve.
R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›