Serbet hyjne ne qeverine e Thacit
PRISHTNE - Kater parti serbe, qe perfaqesohen ne Kuvendin e Kosoves me 10 vendet e rezervuara, konfirmuan dje se do te jene pjese e Qeverise se re te Kosoves. Ata shprehen dhe gatishmerine per te punuar bashke me kete qeveri. Kryetari i Partise se Pavarur Liberale Serbe, Slobodan Petrovic, tha, pas takimit me mandatarin Hashim Thaci, se e konsideron serioze oferten e kreut te ardhshem te qeverise dhe se se shpejti do te publikohen te gjitha postet qe do t’iu jepen komuniteteve pakice. Thaci u ka premtuar serbeve "se paku aq sa parashihet me Kornizen Kushtetuese", e cila u rezervon dy poste ministrore, njerin prej te cileve, ate te ministrit per Komunitetet dhe Kthimin, aktualisht e ushtron Branislav Grbic, pjesemarres dhe ne takim. Pritet qe serbeve t’u jepet edhe posti i njerit nga tre zv. kryeministrat qe parashikohet te kete Qeveria e Thacit. "Koalicioni qeverises duhet te bazohet ne nje partneritet te mirefillte dhe te plote dhe Qeveria e Kosoves duhet te jete shumetnike”, thuhet ne nje nga shtate parimet baze te Partise Demokratike te Kosoves (PDK), ne negociatat per koalicionin. Nenkryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, ka bere te ditur se brenda partise eshte duke u shqyrtuar ideja e krijimit te posteve shtese ne Qeverine e Kosoves.