“Pavaresia e Kosoves eshte ceshtje ditesh”
“Pavaresia e Kosoves eshte ceshtje ditesh”. Kjo eshte deklarata e bere nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ne nje interviste per Zerin e Amerikes. Gjithashtu, ai vleresoi se, brenda nje periudhe shume te shkurter, eshte pasur mundesia te shihet nje permiresim i dukshem te marredhenieve nderkombetare ne funksion te ceshtjes se pavaresise se Kosoves. Per te, ajo cka do te ndodhe tashme dihet. “Kosova do te marre statusin e pavaresise dhe kjo po konfirmohet cdo dite me pozicione te reja te vendeve qe kane qene skeptike ne kete drejtim. Une besoj qe pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje ditesh dhe eshte mjaft e rendesishme qe politika e Bashkimit Evropian, sikurse thashe, po vjen ne nje pike te perbashket, ku do te demonstroje ne menyre te qarte qe njohja e Kosoves, qofte kjo edhe ne menyre unilaterale, do te jete mjaft masive”, u shpreh Presidenti Republikes. Midis te tjerash, gjate intervistes, Topi u shpreh edhe mbi tensionet e mundshme ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Sipas tij, situata ne Kosove do te vazhdoje te qendroje e qete edhe pas momentit te shpalljes se pavaresise, nisur edhe nga nje perceptim i vendeve te rajonit, te cilat po e pranojne kete realitet te ri ne rajonin ballkanik, si pjese e nje realiteti te domosdoshem per ruajtjen e qetesise ne rajonin ballkanik dhe besoj edhe me gjere. Ceshtjen e Kosoves tashme ka marre permasat e nje ceshtjeje nderkombetare, ku te gjithe vendet e botes pasqyrojne zhvillimet e fundit te Kosoves ne vendin e tyre. “Ka pasur edhe negociatat 120-ditore midis BE-se, SHBA-se dhe Rusise, mbi ceshtjen e statusit te Kosoves, por ato deshtuan, pasi ka kembengulje te Rusise per nje shpallje te pavaresise. Perpos ketyre, ka sinjale pozitive te Bashkimit Evropian per nje qendrim unik”, u shpreh Topi.
D.Dedej