Thaci: Plani im per krizen ekonomike
Kryeministri i ardhshem i Kosoves, Hashim Thaci, ne nje interviste dje per “Die Presse”, beri thirrje per nje vendim mbi Kosoven ne Samitin e BE. Nje deklarim te pavaresise, ai tha se do ta beje nje marreveshje me Perendimin. Ndalet ne situaten ekonomike dhe punen per permiresimin e saj.
Ne Samitin e BE-se ne Bruksel, kryetaret e shteteve dhe qeverive po diskutojne mbi te ardhmen e Kosoves. Cfare sinjali prisni ju?
Une pres nje qartesi te sakte dhe nje harmoni te qendrueshme te BE-se, per sa i perket pavaresise se Kosoves.
Ju shpresoni apo e kerkoni kete?
Uniteti i BE-se ne mbeshtetje te Kosoves me eshte konfirmuar qe me pare. Dhe pres qe ky unitet te jete zyrtar dhe i hapur.
BE-ja mund t'ju kerkoje qe te prisni per shpalljen e pavaresise deri pas zgjedhjeve presidenciale serbe. A e konsideroni ju kete nje ide te mire?
Tani ka ardhur koha per vendime. Kosova eshte e pergatitur per pavaresine. Nuk do te kete me negociata te metejshme. Kosova e meriton vendimin e bashkesise nderkombetare per pavaresine, te cilen e presim prej 100 vjetesh. Ne jemi te vendosur qe te ngreme Kosoven si nje shtet te ri te lire, demokratik dhe te mbrojme ne menyren me te mire te mundshme te drejtat e minoriteteve, mbi te gjitha ato te serbeve. Une jam i vendosur per reforma demokratike ne drejtesi, legjislacion dhe ekonomi. Ne jemi te vetedijshem se nuk jemi nje ishull i izoluar. Dhe ne duam marredhenie te fqinjesise se mire me te gjithe fqinjet, perfshire Serbine. Kosova do te jete nje histori suksesi. Prandaj, une besoj ne vendimin qe do te marre BE-ja.
Por cili eshte plani juaj? Mendoni ju ne dite, jave apo muaj?
Kosova e njeh planin e saj. Dhe plani yne eshte sinkronizuar me Uashingtonin dhe BE. Shpalljen e pavaresise ne do ta koordinojme me Perendimin. Si Kryeminister, une do te preferoja nje deklarate pavaresie te koordinuar, ne vend te nje deklarate te njeanshme pavaresie.
Si do te jete e ardhmja e veriut te Kosoves, i banuar nga serbet? Qyteti i Mitrovices, si edhe me pare, vazhdon te jete i ndare midis serbeve dhe shqiptareve. A do te mundet qeveria e re e Kosoves te shtrije autoritetin e saj ne veri?
Ne jemi te vetedijshem qe situata ne veri eshte problematike. Por integriteti territorial i Kosoves eshte i njohur nderkombetarisht. Une do te bej me te miren, qe institucionet nderkombetare dhe ato te Kosoves, te cilat do te jene institucionet e vetme, te veprojne edhe atje. Kryetari i ri i Bashkise se Mitrovices ka jo vetem mbeshtetjen time, por edhe ate te Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s. Koha e strukturave paraushtarake paralele ka marre fund. Ekstremisteve, te cilido krah qofshin ata, ne nuk do t'u japim asnje shans.
Nje ceshtje, e cila ka te beje si me serbet ashtu edhe me shqiptaret ne Kosove, eshte gjendja e keqe ekonomike. Si doni qe ta ndryshoni kete?
Prioriteti im me i rendesishem eshte lufta kunder korrupsionit. I dyti eshte zbatimi i ligjit. Dhe kur une flas mbi korrupsionin nuk perjashtoj askend, as edhe bashkepunetoret e institucioneve nderkombetare, deri te zyrtaret e tyre me te larte. Cilido duhet te jete i barabarte perpara ligjit. Sepse kush nuk respekton ligjin, nuk mund as ta garantoje.
Si mendoni te vini ne levizje ekonomine?
Une dua te vendose theksin mbi te gjitha ne fushen e arsimit dhe zhvillimin e industrise se teknologjise se avancuar, si edhe ne permiresimin e rrjetit rrugor. Vizioni im per Kosoven eshte ai i nje Silicon Valley per Evropen Juglindore. Ndermarrjet e vogla dhe te mesme jane ndeshkuar deri tani nga qeveria. Une do t’i mbeshtes ato dhe do te bej gjithcka, per te pergatitur terrenin per investimet e huaja. Jam i sigurt se une mund te ndryshoje gjendje e mjerueshme ne sektorin e energjise. Une nuk mund te bej asnje mrekulli, por do te bej me te miren e mundshme.
Fitorja juaj ne zgjedhjet e nentorit ishte bindese. Por pjesemarrja ne votime ishte shume e ulet. Si e shpjegoni ju kete?
Njerezit ishte teper te zhgenjyer nga qeveria e meparshme. Dhe ata i besuan planet e mia per te ndryshuar gjerat. Ne kishim nje fushate elektorale pozitive dhe i bindem njerezit. Partite e tjera e justifikuan rezultatin e tyre te keq me kohen e keqe. Por nuk ishte me ngrohte per zgjedhesit e mi.
Kur do te krijohet qeveria juaj e re?
Ne dy-tre dite, brenda kesaj jave. Se si do te jete koalicioni, une akoma nuk e kam vendosur. Une kam shume opsione dhe asgje nuk perjashtohet. Por askush me duar te pista nuk do te futet ne kabinetin tim. Do te jete nje qeveri multietnike. Nje serb do te jete zv/kryeminister. Ne duam qe edhe grate te jene pjese e qeverise.