E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me kë do të jetë në koalicion partia e Çekut?

Prishtinë-Kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku në një intervistë për të përditshmen Epoka e Re ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë rreshtimi karshi çfarëdo blloku politik në Kosovë. “Ne si socialdemokratë kemi rrugën tonë, kemi programin tonë, kemi njerëzit tonë dhe nuk jemi pjesë e asnjë blloku politik dhe nuk ju shërbejmë interesave të asnjë blloku të caktuar”-i është përgjigjur Çeku,pyetjes së bërë, se do të ishte zgjedhja e tij për koalicion, midis PDK-së dhe AAK-së.

Çeku ka shtuar se në bazë të programit dhe konceptit politik, PSD-ja është më e afërt me partinë ORA – dhe ka shtuar se edhe bashkëpunimi me këtë parti është shumë i natyrshëm sepse bazohet në vlera dhe koncepte përafërsisht të njëjta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›