E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, vidhet drogë në ambientet e policë

Prishtinë-Në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Kosovë, janë zhdukur 47 kilogramë drogë dhe një shumë e konsiderueshme e parave, euro dhe valuta të tjera. Me anë të një komunikate për shtyp, policia njofton se nga inventarizimi i deritashëm është konstatuar se nga dhoma e dëshmive mungojnë: 47 kg e 627 gramë substancë narkotike të llojit heroinë;
7 bimë kanabis; 3828.5 € para të gatshme; 520 rupi indian (monedhë e Indisë); 6.5 milionë lira të Turqisë (monedhë turke); 5.000 Lej të Rumanisë; 950 Lekë të Shqipërisë; 1 çantë e zezë sportive (e zbrazët).

Vjedhja në ndërtesën e quajtur ish-Qendra për Trajnim Policor afër Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishte raportuar të hënën, në orët e hershme të mëngjesit. Policia në vendin e ngjarjes kishte vërejtur se dera e dhomës së dëshmive që ndodhet në këtë ndërtesë ishte hapur me forcë.

Pas këtij incidenti është formuar një Task Forcë e hetimeve e që në kuadër të saj marrin pjesë njësitet e nevojshme të hetimeve të Policisë së Kosovës në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Hetuesit policorë dyshojnë që personat e dyshuar mund të kenë depërtuar brenda në këtë objekt përmes shkallëve emergjente prapa kësaj ndërtese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›