E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, sherr me Samirin kush e solli doktorin në përurimin e hipermarketit të tyreNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në ethe gjithë ditën. Doktori i kishte dhënë fjalën që do të shkonte në përurimin e supermarketit të ri të Samirit, aty ku k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, sherr me Samirin kush e solli doktorin në përurimin e hipermarketit të tyreNga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte në ethe gjithë ditën. Doktori i kishte dhënë fjalën që do të shkonte në përurimin e supermarketit të ri të Samirit, aty ku ka qenë më parë lokali i Mirit të Xhikes, por kishte merak mos i ndodhte ndonjë keqkuptim deri në fund. I kishte marrë të gjitha masat. Kishte folur disa herë me doktorin dhe gjithçka ishte konfirmuar. Puna ishte që në opinion kjo mos të merrej vesh që ishte investim i Samirit, se të gjithë pastaj do thoshin është dhe i Sandrit. Për këtë Samiri e kishte siguruar se do ishte dhe një amerikan që sillet vërdallë nëpër Shqipëri dhe do paraqitej si investim perëndimor.

I binte herëpashere telefonit të Samirit, por ai dukej shumë i qetë.

- Zamkë, mos çaj kokë, se sa fola me doktorin. “Mezi po pres orën”, - tha. - Do t’ia kalojmë mirë.

- Po hë o Sandër mos u mërzit se do vijë ai, pse e ke marrë me kaq merak?

- Jo mo burrë se nuk ishte aq e lehtë, se i duhej të linte gjithë ato punë. Po i thashë, unë dhe Samiri këtë festë kemi, na duhesh patjetër. “Do vij Sandër, - më tha, - mos ki merak.”

- Po hajt o derëbardhë se do vijë, pse bëhesh merak kot. Kanë folur dhe të tjerë me të.

- Jo mo, kush ka fol tjetër veç meje? Kush ka bythë të flasë me të veç meje për ta marrë në aktivitete private? Unë kam dy muaj që i flas.

- Mirë Sandër, mirë, po mos u lodh shumë, se është e sigurt që do vijë…

- Jo mo, që do vijë, do vijë, po ti mos ia fut p… të thuash që kanë fol dhe të tjerë, se s’ka fol njeri veç meje. Kam lënë gjithë punët, po merrem me këtë gjë. Shkoi data 5 tetor sot, s’kam paguar akoma rrogat e Klanit se po merrem me këtë punë. Se më the, po doli mirë kjo punë, do gjejmë ndonjë lek për rrogat. Se ti, vëlla, dhe do të jesh pronar i padeklaruar i TV Klan, dhe do doktorin në përurim, dhe do të fshatra turistikë dhe licenca celulari, dhe për rroga s’kujtohesh.

- Po ç’ke e Sandër se nesër t’i derdh unë lekët e rrogave. Se nuk e thashë me të keq që kanë folur dhe të tjerët.

- Jo mo s’është puna me të keq, po s’ka kush të flasë tjetër.

- Po ka mo Sandër, ka, po s’ka rëndësi tani. Se ka folur dhe dikush tjetër.

- Ti qenke bërë k... më duket. Po kush ka bythë të flasë tjetër nga grupi jonë me të?

- Sandër, unë e di që doktori bën çfarë t’i thuash ti, por në këtë rast ka folur dhe dikush tjetër, po nuk ta thashë me të keq.

- Po kush tjetër se më çmende? Unë jam njeriu më familjar i tij…!

- Ti je më familjar, po jo më familjar se familjarët. Ti e di kë kam avokate dhe kush e menaxhon gjithë kontratën. Tani, unë vërtet ia paguaj vajzën për avokate, por dhe ai kaq respekt për vajzën do ta tregojë.

- Ëhë, nejse, dakord, e di mo e di. Po fola unë me Argitën. Më tha: “Sandër, unë s’i them dot për punët e mia, se ma merr për ters. Fol vetë”, - tha. Dhe unë fola me të, se ajo s’flet kurrë me doktorin për klientët e saj, se ia merr për ters ai. Ta dijë ai që ke avokate Argitën e tij, e heq nga faqja e internetit njoftimin, siç hoqi deklaratën për mediet.

- Dakord mo Sandër, dakord, se s’ta thashë që ta marrësh për ters, se do t’i paguaj unë nesër rrogat. Ja, u thuaj gazetarëve të qetësohen, se nesër do t’i marrin rrogat. Po për sot mos ki merak, se doktori e ka me qejf vetë. Dhe mos i thuaj që kemi Argitën avokate, se nuk i kam treguar që nga viti 2005. Dhe ajo më ka thënë mos t’i them. Se kemi bërë gjithë këto punë me qeverinë dhe duket pastaj sikur qeveria na ka dhënë licencat dhe koncesionet për shkak të avokates. Hajt se s’ta thashë të të ha meritat. Një familje jemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›