E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Heqja e vizave, proces i merituar – i pakuptimtë qendrimi i opozitës së Ramës”

Reagon Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çavushoglu

“I Kërkuam disa herë PS-së që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje, por bojkoti ishte një papjekuri politike”

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çavushoglu deklaroi dje se bojkoti i gjatë i opozitës shqiptare ishte një papjekuri e rrallë politike e lidershipit të saj.
Duke iu referuar situatës politike në Shqipëri, çavushoglu u shpreh se opozita shqiptare i ka pasur të gjitha mundësitë për trajtim ligjor të kërkesave të saj dhe jo të endej rrugëve sa në grevë urie në bojkot parlamentar. Ai tha se KiE-së i ka kërkuar disa herë opozitës, duke i propozuar oferta të qarta, për të ndjekur rrugët ligjore, për pretendimet lidhur me zgjedhjet e vitit 2009-ë. Reagimi i Këshillit të Evropës, vjen në një kohë kur opozita shqiptare e ka ndërfutur veten në një proces të paqartë kompleksiv, duke mos qenë në gjendje të ndjekë rrugën konstruktive për bërjen e transparencës së zgjedhjeve të vitit të kaluar.
“Bojkoti dhe greva e urisë është një qëndrim i papjekur në demokraci. Populli i ka votuar deputetet, për të qëndruar në parlament për të mbrojtur të drejtat e tyre në shumë fusha, qofshin në opozite qofshin në qeveri. Dhe kjo është arsyeja pse njerëzit votojnë në zgjedhjet demokratike. Ne bëmë një vizitë në Shqipëri si Komitet Presidencial i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës me liderët e grupeve politike. Para kësaj ne hartuam një rezolutë me mesazhe të qarta për të gjitha palët, në mënyrë të veçantë për opozitën dhe qeverinë. Më pas patëm një deklaratë nga Byroja e Asamblesë Parlamentare sërish me mesazhe të qarta. Unë mendoj se secili duhet të marrë në konsideratë këto mesazhe të dhëna nga Asambleja Parlamentare. Ne jemi përpjekur që problemi të zgjidhet. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe progres”, u shpreh ai.
Presidenti i KiE-së tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të përmbushur standardet e Asamblesë Parlamentare, që do ta aftësojnë në një të ardhme të afërt, të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.
“Ne i kërkuam në deklaratën tonë me shkrim opozitës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë opinionin e Komisionit te Venecias. Ne kemi një trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund t’i drejtohet Komisionit te Venecias për opinion”, deklaroi më tej, çavushoglu.
Gjatë prononcimit për mediat shqiptare në Qipro në takimin e parlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, çavushoglu, iu referua edhe sfidave të integrimit të Shqipërisë. Ai tha se Këshilli i Evropës mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, duke e konsideruar këtë si një proces të merituar.
“Isha shumë i lumtur që komisionerja Malstrom propozoi që të hiqen vizat apo që Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina të përfshihen në regjimin pa viza. Ky është një hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ne e mbështesim plotësisht këtë proces”- deklaroi më tej, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut çavushoglu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›