E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asnjë pengesë për hyrjen e Shqipërisë në ‘Schengen’, BE-ja ka marrë një angazhim që duhet ta respektojë”

Presidenti i Dhomës së deputetëve italianë, Giafranco Fini

“Shqiptarët duhet të jenë pjesë e listës së bardhë evropiane të lëvizjes së lirë”. Kështu është shprehur dje Presidenti i Dhomës së deputetëve italianë, Giafranco Fini nga Qipro ku po merr pjesë në takimin e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Fini deklaroi gjatë një komunikimi të posaçëm për mediat shqiptare atje, se Bashkimi Evropian është i detyruar t’i përmbushet premtimit të dhënë, për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
“është një angazhim që Bashkimi Europian e ka marrë dhe duhet respektuar. Sepse është një mundësi që u është garantuar ndërkaq vendeve të tjera që nuk janë në Bashkimin Europian dhe nuk shoh se për çfarë arsye të mos i njihet edhe shqiptarëve e njëjta mundësi. Italia është shprehur ‘pro’ dhe e ka pranuar shprehimisht ministri i Punëve të Jashtme Fratini”, u shpreh Fini.
Konfirmimi i mbështetjes italiane vjen në një kohë kur Komisioni Evropian ka aprovuar në parim propozimin për heqjen e vizave dhe pritet që sesionin e vjeshtës, Parlamenti Evropian të miratojë zyrtarisht liberalizimin e vizave Shqipëri- BE.
Autoritetet shqiptare janë të zotuara për të finalizuar në kohë kriteret e fundit të udhërrëfyesit për vizat, ndërsa gjithçka do marrë formën përfundimtare pas vlerësimit të ekspertëve të Komisionit Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›