E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, hapa madhorë drejt integrimit 4 vjet pas nënshkrimit të MSA-së me BE-në

Shënohen plot 4 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Shqipëri-Bashkimi Evropian, marrëveshje kjo që i hapi dritën jeshile kuadrit të reformave, për një anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe evropiane.
MSA, e cila u nënshkrua 4 vjet më parë në Luksemburg, përbën marrëdhënien e vetme kontraktuale të Shqipërisë dhe BE-së, që monitoron me rigorozitet progresin e bërë nga vendi, por dhe kërkon përmirësime në fusha të caktuara.    
Në një kohë rekord prej 2 vjet e gjysmë, Shqipëria përmbylli ratifikimin e MSA-së nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, një dëshmi kjo e forcimit të vullnetit politik të të gjitha vendeve të BE-së, për ti hapur derën e anëtarësimit Shqipërisë.
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (Prill 2009), marrëdhëniet Shqipëri-BE u futën në baza të mirëfillta partneriteti.     
Vendosja e një klime të re besimi me BE-në u konkretizua në 16 nëntor 2009, kur Bashkimi Evropian pranoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.      
Në 14 prill 2010, Kryeministri Berisha i dorëzoi në Bruksel Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule dosjen me përgjigjet e 2284 pyetjeve të Pyetësorit të KE-së për Shqipërinë.
Ky proces u përmbyll me sukses dy ditë më parë, (10 qershor), kur autoritetet shqiptare dërguan në Bruksel edhe përgjigjet e 170 pyetjeve shtesë të KE-së, një procedurë normale për çdo vend që aplikon për statusin e  kandidatit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›