Ambasadori në Kosovë, mblidhet Komisioni i Jashtëm
14/01/2009 Komisionerët do të zhvillojnë me dyer të mbyllura seancë dëgjimore me kandidatin Lauka
Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme do të mblidhet paraditen e sotme për të zhvilluar një seancë dëgjimore për kandidatin e propozuar nga qeveria për ambasador në Kosovë, Islam Lauka. Burime konfirmojë se takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak edhe të sensibilitetit që ka pasur kjo çështje në politikën shqiptare. Ambasadori Lauka është dëgjuar në një seancë dëgjimore nga Komisioni i Jashtëm disa muaj më parë së bashku me propozimin për ambasador në Gjermani, Mal Berishën, dhe propozimin për ambasador në Nju-Jork, Ferit Hoxhën.
Seanca
Jashtë sesionit parlamentar, i cili sipas rregullores së Kuvendit nis më 19 janar, komisionerët për politikën e jashtme do të mblidhen për të zhvilluar seancë dëgjimore me kandidatin e propozuar për ambasador në Kosovë, Islam Lauka. Emri i Laukës është propozuar nga Kryeministrit Berisha një vit më parë, por referuar procedurave që ndjek propozimi për një ambasador ai ka ngecur në Parlament. Pavarësisht se komisioni ka zhvilluar një seancë dëgjimore muaj më parë për këtë kandidat, duket se ai nuk i ka përcjellë kreut të shtetit mendimin e tij për këtë kandidaturë përderisa ai do të mblidhet sërish sot për të njëjtin propozim. Gjatë këtyre muajve përfaqësues politikë, ish-kryediplomatë, mes të cilëve edhe kryetari i komisionit Preç Zogaj, e kanë cilësuar mungesën e një ambasadori shqiptar në Kosovë një neglizhencë të palëve, por që duhej zgjidhur së shpejti. Por asnjëherë faji për këtë zvarritje nuk iu faturua institucionit të Kuvendit. Menjëherë pas seancës dëgjimore mendimi i Parlamentit do të kalojë te kryetari i shtetit, i cili pas analizave të tij do të firmosë dekretimin ose jo të propozimit për ambasador. Kjo çështje, referuar edhe deklarimeve të Presidentit Topi gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të zgjidhet brenda pak ditësh.
Procedurat
Procedurat e emërimit të një ambasadori në vendin tonë zhvillohet paralelisht mes dy institucioneve. Fillimisht është Këshilli i Ministrave institucioni që propozon kandidaturën me sugjerimin e ministrit të Jashtëm. Emërimi i dërgohet kryetarit të shtetit, i cili ka detyrimin edhe të dekretojë përfaqësuesit diplomatikë të vendit tonë nëpër vendet e tjera të botës. Paralelisht me këtë procedurë Komisioni i jashtë zhvillon një seancë dëgjimore me emrin e propozuar dhe i dërgon mendimin e tij kreut të shtetit. Komisioni i Jashtëm nuk ka asnjë tagër për të vendosur pranimin ose rrëzimin e kandidaturës.
Emërimi
Emërimi i ambasadorit të parë të Shqipërisë në Kosovë u bë nga qeveria shqiptare vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria miratoi vendimin për hapjen e ambasadës shqiptare në shtetin më të ri në botë, ndërsa kryeministri Berisha prezantoi si ambasador të sajin Islam Lauka, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Atëherë vendimi për emërimin e Laukas në postin e ambasadorit u prezantua si një vendim të konsultuar edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe se Lauka është një diplomat që e njeh mirë situatën në Kosovë.