"Hoxha sekretar politik: Jam i paaftë për detyrën"
Zgjedhja e KQ të PKSH. Është e vërtetë se nuk është gjetur ndonjë burim i plotë arkivor që të ndriçojë mirë zgjedhjen e Enver H. në Konferencën e Parë të Partisë, në mars '43, ashtu si edhe për zgjedhjet në tërësi të udhëheqjes së Partisë, ama e vërteta e qartë mbeti në faqe të Plenumit të Dytë të Beratit, që për gati 50 vjet u mbajt në sekret të madh nga ish-Partia dhe ruhet në AQSH. E vërteta del në dritë.
Enveri në "Kur lindi Partia" bën dhe një retrospektivë për procedurën e zgjedhjeve në Konferencën e Parë të Partisë.
... Hoxha retushon krejt të vërtetën e procedurës së zgjedhjeve të KQ të partisë, dhe këtë për interesat e veta personale, të besohej i zgjedhur sekretar i përgjithshëm me unanimitet nga delegatët e Konferencës, kur në të vërtetë ishte zgjedhur Sekretar Politik, por shfaqi hapur dhe paaftësinë e tij për këtë detyrë dhe kërkoi që kjo detyrë ti besohej Koçi Xoxes...
E vërteta e mbetur mister e zgjedhjes së Enver H., si njëshi në krye të Partisë dhe që herë-herë i jepet përgjigje absurde apo mbetet enigmë edhe për 70 vite, është e fshehur mes rreshtash, madje edhe mes fjalësh të rreshtit në dhe burime arkivore të besueshme një vit e ca muaj pas Konferencës së Partisë. E kryesfida vjen tetë vjet më pas nga ish-byroisti e Sekretari i KQ, Tuk. Zgjedhja e udhëheqjes në Konferencën e Parë të Partisë iu besua një komisioni me katër delegatë, të cilët ishin: Dushan Mugosha, Enver Hoxha, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiru. Komisioni u ngarkua për shkrimin e karakteristikave të delegatëve që do të zgjidheshin dhe karakteristikat shkruhen nga Ymer Dishnica.
Karakteristikat
e kandidatëve
Komisioni me Dushanin e Miladinin, karakteristikat e kandidaturave ia besuan Ymer Dishnicës dhe përmbajtja e tyre nuk është fare siç shkruan Enveri. Karakteristikat e shkruara nga Dishnica:
Tarasi (Enver Hoxha) - Organizator i palodhur, me ashpërsi bollshevike, shok nga më të mirët e më aktivët e Partisë. Këndon [lexon] pak theori.
Gjin Marku Masovik e luftëtar i palodhur, shok aktiv shumë, por pak organizator. Këndon fare pak theori.
Baca (Ramadan Çitaku) Me ashpërsi bolshevike, organizator, shok nga më të mirët e më aktivët e Partisë, këndon pak theori.
Shule (Kristo Themelko) Punëtor e luftëtar i palodhur, me ashpërsi proletare, shok nga më të mirët e më aktivët, këndon pak theori.
Liri (Gega) Organizatore dhe luftëtare e palodhur, me ashpërsi bolshevike, shumë aktive, zhvillohet pse këndon teori.
Nako-Bardha (N. Spiru e Y. Dishnica) Shok aktiv, ka horizont të gjerë politik, një nga më aktivët më të shëndoshë të Partisë, pak organizator, intelektual.
Tuk (Jakova) Punëtor i zhvilluar, i dhënë për punë, i zhvilluar teorikisht. Ka dukje 'konsiliatori'.
Pandi (Kristo) Punëtor nga më të zhvilluarit, organizator i mirë për Parti, me ashpërsi proletare. Shumë aktiv, jo masovik.
Mehmet (Shehu) Luftëtar i palodhur, i pajisur me ashpërsi ushtarake, premton shumë, por pak partizan.
Bedri (Spahiu) Di të shfaqë punën, ka horizont të gjerë politik, autokritikë e përciptë, kritikë e shëndoshë, premton.
Iso (Kozma Nushi) Punëtor i zhvilluar e politikisht i shëndoshë, ka pak mbeturina të një partie legale.
Pëllumbi (Belishova) I palodhur, di e këndon theori, premton mjaft.
Nga karakteristikat e udhë-heqjes së Partisë bie në sy Liri Gega, që shkëlqen me karakteristikën e saj, pa asnjë kritikë si të tjerët, dhe shumica karakterizohen me ashpërsi bolshevike, ashpërsi proletare apo ashpërsi ushtarake.
Enver H., në memorien e tij është mjaft i emocionuar kur rrëfen se votimi i tij si sekretar i përgjithshëm pritej me entuziazëm e duartrokitje dhe në mes këtij gëzimi ai mbajti fjalën e mbylljes së konferencës, por Enveri zgjidhej nga Miladini e Bllazhoja, sekretar politik dhe jo sekretar i përgjithshëm.
Enver H., nëntor 1944: "U zgjodh në Konferencën e Vendit Komiteti Qendror, por (...) nuk u bë mbledhje [e tyre], por u çuan të gjithë në terren. Mbetëm vetëm ne të Komitetit provizor, dhe bile jo të tërë. Ne u mblodhëm jo në një mbledhje të rregullt [....] dhe u vendos më këmbë për Byronë (Politike) dhe për sekretarët. [...] Unë mbaj mend që më zgjodhën mua sekretar politik. Koçi Xoxen sekretar organizativ. [...] Është zgjedhur Byroja nga Miladini. Nuk jemi mbledhur si Byro Politike, sepse na është dukur barrë e rëndë".
Enver Hoxha refuzon detyrën e sekretarit politik me argumentin se ishte i paaftë për atë detyrë, madje kjo në nëntor '44: "... Do të theksoj zgjedhjen time si sekretar politik, [...] Propozimin e bënë, Doktori [Ymer D] dhe Miladini. Kjo gjë më ra si nga qielli, andaj u thashë që nuk e bëja dot. E refuzova në fillim, bile u thashë që sekretar politik të caktohej Koçi [Xoxe]. Pa realizuar mirë funksionin e sekretarit politik, unë pashë në vija të përgjithshme se kjo (detyra e sekretarit politik) qe një gjë e madhe për mua, pse unë e njihja veten. Kjo gjë më ka rënduar në veten time, jo vetëm atëherë, por edhe më vonë, deri më tani. E shoh edhe tash se nuk mund të jap në atë vend, sepse funksioni ishte i rëndë."
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)