Herman Cain rivlereson kandidimin e tij Gingrich shton mbeshtetjen ne anketa

Ne politiken presidenciale te Shteteve te Bashkuara vemendja eshte perqendruar tek pretendenti per Shtepine e Bardhe Herman Cain. Zoti Cain u shpreh se ai po rivlereson fushaten e tij menjehere pas zerave mbi nje lidhje jashtemartesore te cilen zoti Cain e mohon. Nderkohe fushata republikane duket gjithnje e me teper si nje gare e mbyllur midis ish Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe ish Guvernatorit te Masacusetsit Mitt Romney.
Nje dite pasi ai u tha bashkepunetoreve te tij se do te rivleresonte kandidimin e tij per President sipermarresi nga Xhorxha Herman Cain dukej sfidues gjate nje takimi elektoral ne shtetin Qendror te Ohajos.
Zeri i njerezve eshte me i fuqishem se zeri i medias.
Zoti Cain po i mohon akuzat mbi nje lidhje jashtemartesore me zonjen Ginger White e cila tha ne emisionin televiziv Good Morning America te rrjetit ABC se kishte qene ne nje lidhje me zotin Cain per nje periudhe prej 13 vjetesh.
Ishte nje lidhje e rastesishme. Une kam marre dhurata dhe para gjate 2 vjet e gjysem te fundit ne menyre te vazhdueshme. Por ajo nuk ishte nje marredhenie me pagese.
Akuza per kete lidhje jashtemarrtesore vjen pak jave pas akuzave per ngacmime seksuale te ngritura ndaj zotit Cain prej kater grave te cilat shkaktuan nje renie te mbeshtetjes se opinionit publik ndaj tij ne sondazhet e fundit.
Personi qe po fiton mbeshtetje gjithmone e me te madhe per momentin eshte ish Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich i cili sipas shume anketave kombetare kryeson garen midis tete kandidateve republikane.
Une nuk them se jam kandidati perfekt. Ajo qe une them eshte se jam shume me konservator se Mit Romney dhe shume me i pershtatshem per tu zgjedhur se cdo kandidat tjeter.
Renia e mbeshtetjes ndaj zotit Cain ne anketa duket se ka ndihmuar kandidatin Gingrich i cili tashme shfaqet si alternativa kryesore ndaj ish Guvernatorit te Masacusetsit Mitt Romney.
Zoti Romney eshte cilesuar per nje kohe te gjate si pretendenti kryesor per garen republikane dhe ai vazhdon te perqendrohet kryesisht tek Presidenti Obama ashtu sic beri edhe ne nje takim elektoral ne shtetin jugor te Floridas.
Presidenti Obama eshte nje njeri i mire. Por une nuk mendoj se ai e kupton Ameriken. Une nuk mendoj se ai e kupton ekonomine tone. Une nuk mendoj se ai e kupton fuqine e njerezve te lire te cilet mund te zgjedhin lirisht rrugen e tyre ne jete.
Analisti politik i rrjetit televiziv ABC Matthew Dowd mendon se gara republikane per President po kufizohet ne nje konkurence midis dy kandidateve.
Mendoj se votat kunder zotit Romney po bashkohen rreth ish Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich. Mendoj se zoti Gingrich do te terheqe me teper vota te tilla dhe ish guvernatori i shtetit Masacusets duhet ta shikoje me seriozitet kandidaturen e zotit Gingrich.
Prova e pare per garen republikane te vitit 2012 zhvillohet me 3 janar te vitit te ardhshem ne shtetin qendror te Ajovas ku votuesit do te shprehin preferencat e tyre mes tete kandidateve republikane presidenciale.