E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllazëria Myslimane fiton në raundin e parë

Rezultatet e pjesshme të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt tregojnë se Vëllazëria Myslimane ka fituar shumicën e votave.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Egjipt, të cilat do të mbahen në disa raunde gjatë gjashtë javëve të ardhshme, pritet të publikohen në janar të vitit 2012.

Këto ishin zgjedhjet e para pas rrëzimit të ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak, në shkurt të këtij viti.

Vëllazëria Myslimane ishte një parti e ndaluar në kohën e presidentit Mubarak, ndërkohë që në periudhën e protestave kundër pushtetit të tij ajo doli të ishte forca kryesore opozitare në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›