E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj Irani mbetet opsion

Londra zyrtare duket se nuk e përjashton mundësinë e aksionit ushtarak ndaj Iranit. Sipas qeverisë britanike, Britania e Madhe e dëshiron arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin përmes negociatave, “megjithëse të gjitha opsionet duhet të mbeten të hapura”.

Qeveria britanike në fakt reagoi kështu ndaj raporteve të mediave , e janë përshpejtuar përgatitjet për intervenim ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

"Qeveria e Britanisë beson se strategjia e binarëve të dyfishtë – e presionit dhe e premtimeve, është qasja më e mirë për eliminimin e rrezikut nga programi bërthamor iranian, dhe për shmangien e një konflikti rajonal”, nënvizoi përfaqësuesi për media i Foreign Office.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›