E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herman Van Rompuy: Sulmi, akt i rëndë

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Jens Stoltenberg, ka ardhur dhe reagimi nga presidenti i BE-së  Herman Van Rompuy, i cili e dënon ashpër këtë akt të rëndë.

Duke e cilësuar si një sulm të pajustifikueshëm, situata përkeqësohet dhe më tej ndërsa shtohet bilanci i të plagosurve, duke shkuar në 15 persona.

Ndërkaq, një situatë tjetër e ngjashme ka ndodhur në një kamp të rinjsh, ku mësohet se 4 persona kanë vdekur nga të shtënat në tubimin qeveritar me të rinjtë në kampin Utoyea, raporton BBC dhe 5 persona janë plagosur.

Një person i maskuar si polic ka hyrë në një kamp të rinjsh dhe ka filluar të gjuajë me armë në drejtim të njerëzve të mbledhur. Policia thotë se një person është arrestuar në kampin në Utoyea.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›