Rasmusen: "NATO dënon aktet e dhunës"

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka dënuar aktet e dhunës në Norvegji, pas sulmeve me bomba që tronditën ndërtesën e qeverisë anëtare të Aleancës.
"Në emër të NATO-s, i dënoj në termat më të ashpër të mundshëm, aktet e dhunës në Norvegji", tha Rasmusen.
"Solidariteti ynë me Norvegjinë mbetet i palëkundur. Vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuara në luftën kundër këtyre akteve", shtoi ai.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në Oslo.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin policia thotë se janë shkaktuar nga bomba.