Sulmet në Norvegji, hakmarrje xhihadiste

Të tjera dëshmi dhe detaje zbardhen me kalimin e orëve, kjo pas shpërthimit në Oslo të Norvegjisë. Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se për këto sulme, dyshohet të jetë i përfshirë një grup terrorist.
Ky lajm konfirmohet nga gazeta britanike “Telegraph”, e cila citon se sulmet janë kryer nga një grup xhihadist, si hakmarrje ndaj Norvegjisë.
“Sulmi, hakmarrje për praninë e Norvegjisë në Afganistan. Sulmi është kryer, si shenjë hakmarrje për fyerjet ndaj profetit Muhamed”, thuhet më tej në gazetën “Telegraph”. Deri në këto çaste, konfirmohen shtatë të vdekur dhe shumë të plagosur.