E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Norvegji, 7 vdekur, disa të plagosur

Shpërthimi në Oslo dhe të shtënat me armë në Utoya janë të lidhura me njëra-tjetrën, pohon policia norvegjeze në Oslo. Policia norvegjeze ka konfirmuar për “Reuters” se si pasojë e shpërthimit në Oslo, të vdekur kanë mbetur 7 persona.
 

Televizioni norvegjez TV 2 raporton se disa persona janë vrarë gjatë sulmit në kampin e të rinjve në Utoya.

Ndërkohë sot nuk kanë munguar edhe reagimet ndërkombëtare. I pari ka qenë Herman van Rompuy, Presidenti i BE-së, i cili ka dënuar sulmin. Ai është shprehur i shokuar nga ngjarja e rëndë dhe e ka cilësuar të pajustifikueshëm këtë akt. Ndërkohë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar aktin e dhunshëm dhe e ka cilësuar të neveritshëm sulmin në kryeqytetin norvegjez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›