E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit: Nuk ka amnisti, për rastet e Hagës

Parlamenti i Maqedonisë, përmes interpretimit autentik të Ligjit për amnisti, ka mbyllur rastet e Hagës që ngarkonin ish-krerët dhe ish-luftëtarë të UÇK-së.
 

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, përmes një deklarate për shtyp sot ka kundërshtuar vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i cili më 19 korrik miratoi interpretimin autentik të ligjit për amnisti, duke mbyllur rastet e Hagës.
 

"Për krime kundër njerëzimit, nuk mund të ketë amnisti. Askush në asnjë rast, nuk mund të amnistohet për shkelje të rënda të drejtës ndërkombëtare humanitare", thuhet në deklaratëne Komitetit të Helsinkit.
 

Nga Komiteti i Helsinkit, paralajmërojnë se dilemat për zgjidhjen e rasteve të Hagës nga aspekti i sundimit të ligjit, janë veçanërisht të rrezikshme për shkak të mundësisë së ndërhyrjes dhe ndikimit të politikës.
 

Parlamenti i Maqedonisë përmes interpretimit autentik të Ligjit për amnisti ka mbyllur rastet e Hagës që ngarkonin ish-krerët dhe ish-luftëtarë të UÇK-së.Deputetët e opozitës nga radhët e LSDM ishin kundër miratimit të propozimit duke nënvizuar se me këtë propozim, rrënohet shteti i së drejtës dhe se lirohen nga përgjegjësia njerëzit që kanë kryer krime kundër njerëzimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›