Pesë të rinj norvegjezë, të vrarë afër Oslos

Sipas informacioneve më të reja nga Norvegjia, numri i të vdekurve nga sulmet e sotme në këtë vend ka arritur në shtatë, nga të cilët pesë të rinj në ishullin Utoya afër Oslos. Mediat raportojnë se një person i veshur me uniformë policie ka hyrë në mesin e të rinjve dhe ka filluar të qëllojë mbi ta. Sipas të dhënave të fundit, në këto të shtëna janë vrarë 5 të rinj, dhe shumë të tjerë janë plagosur. Të dhënat jo zyrtare flasin për një të arrestuar nga ana e policisë.
Web faqja norvegjeze “aftenposten.no” raporton se prindërit e të rinjve që ishin në konventën partiake në Utoya, rreth orës 17:30 kanë marrë mesazhe, se dikush do të shtijë tek të rinjtë. Pas kësaj, shpërtheu paniku, prindërit thërrisnin fëmijët e tyre, kurse këta përpiqeshin të iknin nga ishulli duke notuar.
Policia raporton se situata në kamp është kritike. Atje kanë dërguar shumë policë dhe disa helikopterë.