E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herman van Rompuy zgjidhet Presidenti i ri BE-së

BRUKSEL- Lideret e BE kanë vendosur për Presidentin e parë të bllokut prej 27 anëtrësh. Kryeministri belg i shumëpërfolur Herman Van Rompau është zgjedhur Presidenti i ri i BE. Rompoy u propozua nga boshti franko-gjerman.
Presidenti i ri i BE do ketë mandat dy vite e gjysëm me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ai do drejtojë gjithë samitet e BE dhe do të jetë zëri i BE në arenën globale. Zgjedhja e presidentit të ri u bë me votim maxhoritar.

Në sekondat e fundit është njoftuar edhe tërheqja e kandidatures së ish-kryeministrit britanik Toni Bler nga gara. Lajmin e tërheqjes së kandidaturës së Toni Blerit e ka dhënë kryeministri britanik Gordon Braun, i cili njoftoi se Bler nuk është më në garë. Në fakt, Bler nuk e ka shprehur kurrë se e dëshiron këtë post. Ai është nominuar nga liderë të tjerë.

Ndërkohë një tjetër britanike është caktuar si kandidatja kryesore për postin e politikës së jashtme të BE. Ajo është Kethrin Ashton, komisionerja aktuale e tregtisë në BE. Sipas politikes se BE, nese nje vend i madh mban njerin post, pra ne rastin e fundit britanikja Ashton do marrë postin e shefes së diplomacisë së jashtme, atëherë presidenti i BE duhet të zgjidhet nga një vend i vogel.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›