Kosovë, Thaçi përballet me akuza në Parlament
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancën e parë pas përfundim të zgjedhjeve lokale, por debati i krijuar në seancë, u dominua pikërisht nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre. Secili subjekt politik, ka treguar rezultatet e zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Duket se deputetja Drita Maliqi, e nxiti një debat të tillë, kur kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të ngrihet në këmbë kur u përgjigjet pyetjeve parlamentare.
Qëndrimin ulur të tij, Thaçi e arsyetoi me angazhimin gjatë fushatës që rezultoi me fitoren e PDK-së. “Jam i lodhur se i kemi fituar zgjedhjet, madje me një referendum”, i është përgjigjur Thaçi, deputetes së LDD-së.
Më pas, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u ka kujtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ngritjen që ka pas ky subjekt politik. “A po e vëreni që është rritur Aleanca.....”, ka pyetur Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Përtej këtij debati, deputetët miratuan projektligjin për Buxhet Publik, pavarësisht kundërshtimeve të AAK-së, parti e cila kërkoi që projektligji të shqyrtohet para se të arrij në Kuvend.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)