PS: Të clirojmë vendin nga virusi kërcënues i të drejtave
TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë për evitimin e grumbullimeve për shkak të virusit të gripit të derrave, një ditë përpara protestës së Partisë Socialiste.
Përmes zëdhënëses së saj, selia rozë deklaron se thirrje të tilla nuk mund të trembin protestuesit. Sipas PS, Shqipëria duhet të shërohet nga virusi kërcënues i lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Të zënë nga halli i frymës opozitare e cila po rritet cdo ditë në Shqipëri, qeveria nxorri derrkucin e vogël të kopesë qeveritare që të trembin protestuesit e nesërm me gripin e derrit. Le të qeshim me këtë përrallë të re të derrit dhe dosës, të cilët për fat të keq kanë infektuar Shqipërinë me virusin kërcënues të lirive dhe të drejtave për të cilat ne do të protestojmë fuqishëm nesër. Sot jemi më të shumtë dhe më të vendosur se kurrë për të cliruar shtetin tonë nga ky virus i padurueshëm” u shpreh zëdhënësja e PS Armela Ymeraj.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u bëri thirrje qytetarëve të shmangim grumbullimet, për shkak se shtojnë rrezikun e përhapjes së gripit të derrave , në një kohë kur vendi është në prag epidemie.
"Grumbullimet e mëdha janë një rrezik shumë i madh në situatën aktuale sepse ndikojnë në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij në një epidemi serioze", theksoi ministri Vasili.
(e.n/BalkanWeb)