Hapja e kutive, Rama: Kërkesa nuk ka lidhje me gjykatën
TIRANE- “Kërkesa për hapjen e kutive nuk ka asnjë lidhje me gjykatën. Të të vijë turp që thua se gjykata nuk të lejon të hapësh kutitë” ky ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama, pas deklaratave të kryeministrit Berisha i cili theksoi gjatë fjalës së tij në kuvend se nuk mund të dalë mbi vendimin e gjykatës përsa i përket hapjes së kutive të votimit.
Përmes një konference për mediat , Rama foli edhe për deklaratën e ministrit të Shëndetësisë për shmangien e grumbullimeve masive për shkak të gripit të derrave , duke e konsideruar si tentativë të qeverisë për të trembur qytetarët.
“Sot kjo qeveri që mund të quhet pushtet derrash të kënaqur, arriti të përdorë ministrin e Shëndetësisë, dke e nxjerrë nëpër televizione ku të bënte lidhjen idioteske mes potestës së opozitës dhe rrezikut të përhapjes së gripit të derrave” u shpreh Rama ndërsa ritheksoi se protesta e madhe e opozitës është manifestimi i të gjithë atyre, që sic tha ai nuk duan të jetojnë nën regjimin e keqqeverisjes dhe korrupsionit.
“Protesta e nesërme është protesta e Shqipërisë që nuk ushqehet në tryezën e familjes në pushtet. Protesta e nesërme do të jetë një manifestim paqësor e qytetar, shprehje e jashtëzakonshme e frymës demokratike që karakterizon opozitën” tha kreu i opozitës përpara mediave.
(e.n/BalkanWeb)