E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, 15% e popullsisë në varfëri ekstreme

PRISHTINE- Kosova ka marrë miliarda dollarë ndihma në dekadën e fundit por mbetet përsëri vendi më i varfër në Europë. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci erdhi në pushtet në vitin 2007 duke premtuar punë, ulje të varfërisë, 24 orë ujë dhe drita, por kosovarët sot janë në gjendje të keqe.
Reth 15% e popullsisë kosovare jeton me më pak se 1 euro në ditë. Kjo statistikë është nxjerrë nga raportet e Bankës Botërore. Për dekada të tëra Kosova është shkatërruar për shkak të luftës së viteve 1998-1999, por pas kësaj probleme të tjera përfshinë vendin, si korrupsioni që bëri të ulen dhe ndihmat ndërkombëtare.
Në dekadën e fundit Kosova ka marrë 3 miliard dollarë ndihma , sipas Bankës Botërore dhe pret të marrë 1 miliard dollarë të tjera deri në vitin 2011.
Nga ana tjetër prishtina deklaron se ka nevojë për më shumë para. Qeveria ka biseduar me FMN-në dhe kërkon një hua 200 deri në 300 milionë dollarë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje këtë muaj.
Qeveria shpreson se projektet e mëdha publike do të ndryshojnë jetesën e 45% të popullsisë dhe do të nxjerrë ata nga varfëria. Por duket se qytetarëve kosovarë po u humbet durimi. Njerezit thonë se nëse asgjë nuk përmirësohet gjatë dy viteve të ardhshme pritet të ketë trazira në Kosovë.
Janë disa faktorë që e kanë shpëtuar Kosovën nga kriza ekonomike, si mungesa e ekspozimit në tregjet financiare, përdorimi i njëanshëm i euros, stabiliteti fiskal dhe buxheti i balancuar, megjithatë ekonomistët janë skeptikë.
Investimet e premtuara para shpalljes së pavarësisë nuk janë materializuar. Kosova braktisi dhe një projekt për të ndërtuar një impiant energjie për shkak të mungesës së interesit të investitorëve. Energjia mbetet problematike në këtë vend, dhe ndërprerjet ndodhin cdo ditë. Në fakt për shkak të privatizimeve dhe suficitit buxhetor, Kosova ka 1 miliard euro të papërdorura, por zyrtarët janë të pasigurtë dhe nuk dinë si ti përdorin ato.
Analistët thonë se Kosova është rast unikal në botë sepse është vendi me papunësinë më të madhe në botë dhe nga ana tjetër ka suficit buxhetor. Shumë njerëz po largohen tashmë nga Kosova, madje edhe në rrugë ilegale.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›