Gjyqi për vdekjen e 18 vjecares, babai akuzon bluzat e bardha
TIRANE- Babai i Matilda Petritit e cila humbi jetën pas një operacioni ka lëshuar akuza të ashpra jo vetëm për mjekun Xhevahir Hoxhallari por edhe për të gjithë stafin mjekësor në Tiranë, ku vajza e tij ndërroi jetë. Gjithë dëshminë e tij, Besim Petriti e ka dhënë i ulur në karrige, sic veprohet në rastet kur dëshmitari është i sëmurë, pasi nuk e kishte të lehtë të rrëfente atë që i kishte ndodhur.
Babai i adoleshentes ka deklaruar se gjatë transportimit nga Korca për në Tiranë , asnjë mjek nuk ka shoqëruar të sëmurën.
Të njëjtën akuzë , për neglizhencë të bluzave të bardha, babai i 18 vjecares ka hedhur edhe për mjekët e tjerë në kryeqytet.
“Asnjë mjek nuk na dha ndihmë, madje nuk na u vu në dispozicion asnjë ambulancë për ta cuar në spital”deklaroi Petriti.
Babai i Matidës kërkoi shpalljen fajtor të mjekut Hoxhallari, pasi sipas tij edhe ekspertiza ka dalë në rezultatin se mjekimi i gabuar ka shkaktuar vdekjen e vajzës së tij. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe mjeku i akuzuar Xhevahir Hoxhallari por nuk ka reaguar ndaj deklaratave të babait të viktimës.(e.n/News24/BalkanWeb)