E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernandez mungon në Olimpiadë

Manchester United ka njoftuar se sulmuesi Javier Hernandez nuk do të luajë për Meksikën në Lojërat Olimpike Verore në Londër.

Hernandez, i cili mbush 24 vjet më 1 qershor, ishte ftuar për garën olimpike si një prej tre futbollistëve mbi-moshë të Meksikës. Por, United ka arritur marrëveshje me Federatën Meksikane të Futbollit që Hernandez të ketë pushim të plotë.

“Jemi marrë vesh që ai të pushojë sepse është viti i tretë që nuk ka pushuar gjatë verës”, deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›