E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio do ta mbajë Hernanesin

Lazio nuk do të shesë mesfushorin Hernanes gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri i tij, Joseph Lee.

Braziliani spekulohej me largim nga Stadio Olimpico, por duket se ende është pjesë e planeve të klubit romak. “Hernanes do të mbetet në Lazio”, tha Lee për Corriere dello Sport.

“Jam takuar me presidentin Lotito dhe ai më ka konfirmuar se nuk ka ndërmend ta shesë. Askush nuk më ka kontaktuar për futbollistin, andaj krejt çka thuhet në medie janë vetëm spekulime”, përfundoi ai. Hernanes iu bashkua Lazios më 2010 nga Sao Paulo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›