E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz, i gatshëm për finale

Qendërmbrojtësi i Chelseas, David Luiz pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut më 19 maj në Allianz Arena.

Luiz u lëndua në kofshë në ndeshjen kundër Tottenhamit në gjysmëfinale të FA Cup në mes të prillit dhe nga ajo kohë ka qëndruar jashtë fushave.

Por, sipas medieve angleze, menaxheri i përkohshëm i Chelseas, Roberto di Matteo, pret që Luiz të jetë i gatshëm për përballjen e rëndësishme me gjigantin bavarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›