Skandal në ushtrinë e Britanisë

Gazeta britanike, “The Independent“, ka njoftuar se ushtria britanike ka përdorur si objektiva tabela qitjeje në formë të xhamisë dhe se pas publikimit të këtij rasti Ministria britanike e Mbrojtjes ka kërkuar falje.
Në një poligon në Yorkshirin Verior, tabela me kube jeshile që ngjasojnë me xhami janë përdorur nga ushtria britanike si tabela qitjeje. Kjo ka shkaktuar reagimin e komunitetit dhe shoqatave myslimane në Britani.
Shoqata myslimane "The Bradford Council for Mosques" (BCM), thekson se marrëdhëniet e komunitetit me ushtrinë janë shumë të brishta dhe se ushtria ka bërë diçka tejet të pakuptimtë, gjë që ka hidhëruar komunitetin mysliman.
“Ky veprim bëhet për të paraqitur rrezikshmërinë e xhamive, dhe për ti bërë ushtarët ta besojnë këtë, por ky është një mesazh i gabuar”, theksoi shoqata në kumtesën e saj.
Një zëdhënës i ushtrisë britanike, duke kërkuar ndjesë për shqetësimet e shkaktuara te komuniteti mysliman, theksoi se “qëllimi i ushtrisë sigurisht se nuk ishte një krahasim me xhamitë, por përpjekje për të krijuar një mjedis operacional”.
Gazeta njofton se BCM-ja i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes heqjen e menjëhershme të objektivave në formë të xhamisë.