Heroi Dino Kalenja kujtohet në 65-vjetorin e rënies së tij
30/03/2009 Natasha Lako: Poezia e tij, paramoderne
MALLAKASTËR- Është përkujtuar paraditen e djeshme 65-vjetori i rënies së Heroit të popullit dhe poetit Dino Kalenja. Merrnin pjesë në qytetin e Ballshit, ish-presidenti i vendit Rexhep Mejdani, kryetari i komitetit të veteranëve të LNCL Adnan Qaripi, deputetët Gramoz Ruci, Albert Caci, Blendi Klosi, Piro Lutaj, Ermelinda Meksi, Fatos Klosi, kryetari bashkisë Ballsh, personalitete të artit dhe kulturës në vend. Në sallën e Pallatit të Kulturës Ballsh u zhvillua aktiviteti gërshetuar me këngë të zonës së Mallakastrës, recitime nga krijimtaria poetike e Dino Kalenjës nga aktorë të teatrit “Bylis” etj. Në fjalën e saj poetja Natasha Lako theksoi se poezia e Dino Kalenjës është pararendës i poezisë paramoderne shqipe. “Dino Kalenja është pararendës i poezisë humane dhe qytetare”,-tha Lako. Poezia e tij i lindur nga një folklor i shquar, them pa frikë se me poezinë e tij hyjmë në një etapë të re të poezisë paramoderne shqipe”. Në emër të veteranëve të LNCL foli veterani Adnand Qatipi, i cili vlerësoi lart figurën e heroit të popullit Dino Kalenja, jo vetëm si luftëtar, por si poet dhe intelektual, si pjesë përbërëse e trevës së Mallakastrës, e cila i dha luftës shumë heronj dhe dëshmorë.