E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta identiteti edhe për të burgosurit

30/03/2009  Zv/drejtori i Burgjeve

TIRANË- Edhe të dënuarit dhe paraburgosurit duhet të pajisen me karta identiteti. Këtë të dhënë e jep Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve nëpërmjet zv/drejtorit Lulzim Kodra. Të dënuarit dhe paraburgosurit kanë të drejtën e votimit njësoi si të gjithë shtetasit e tjerë të lirë. Ndërkohë që dje kjo drejtori ka bërë thirrje për të pajisur me karta identiteti të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit. Aplikimi për karta sipas burimeve duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Më pas edhe pajisja do të bëhet shumë shpejt. Punonjësit e gjendjes civile që kanë në juridiksion të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të shkojnë brenda në institucion për të bërë pajisjen e të dënuarve dhe paraburgosurve me karta. Më pas tërheqja e tyre mund të behet përsëri brenda institucionit. Në datë 28 qershor të gjithë të dënuarit do të votojnë ashtu si kanë bërë edhe në zgjedhje të kaluara. Burimet theksojnë se ata mund të votojnë jo vetëm me karta, por edhe me pasaporta nëse i disponojnë ato. Sistemi i burgjeve mbetet një ndër më të përfolurit dhe më të përmendurit nga organizmat e pavarura si Avokati i Popullit dhe komiteti i Helsinkit për sa i përket kushteve dhe trajtimit të të dënuarve. Një ndër risitë e Drejtorisë së Burgjeve ishte mundësia që iu krijua të burgosurve pak javë më parë për ti dërguar letra nga burgjet Avokatit të Popullit. Ndërsa krijimi i kushteve për të organizuar zgjedhje edhe brenda mureve të burgjeve tashmë është kthyer në një traditë për këtë sistem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›