Gjirokastra është një dashuri me shikim të parë
30/03/2009 Genc Ruli shpall kandidaturën e tij për deputet në qytetin e gurtë
Ministri i Ekonomisë flet dhe mbi krizën që ka prekur globin
GJIROKASTËR – Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, nuk ka ndërmend ta lëshojë qytetin e Gjirokastrës edhe gjatë katër vjetëve të ardhshme. Ai ka deklaruar zyrtarisht nga qyteti “i dashuruar” se dëshiron që mandatin e ardhshëm si deputet “ta gëzojë” nga banorët e rajonit jugor, që sipas tij janë të mrekullueshëm. Gjatë një paneli televiziv që është organizuar të shtunën nga gazetarët e rajonit jugor dhe që u transmetua drejtpërdrejtë në të gjitha kanalet televizive lokale, ka deklaruar se “Unë kam mundësi ta fitoj mandatin e ardhshëm si deputet në të gjitha qarqet e vendit, por dëshira ime është ky mandat “të bekohet” nga zgjedhësit e jugut dhe për këtë arsye unë do të kandidoj në këtë rajon”. Më tej, zoti Ruli, ka komentuar situatën e fundit ekonomike në Shqipëri. Duke argumentuar me faktin se vendi ynë vazhdon të ketë qëndrueshmëri ekonomike, rritje të standardit të jetës, si dhe investime nga investitorë të huaj, ai ka deklaruar shkurt të “Shqipëria nuk është në krizë”, ka deklaruar Ruli, duke nënvizuar se, në fund të vitit të kaluar, për shkak të disinformimit të ndërmori Partia Socialiste, shumë klientë tërhoqën nga bankat e nivelit të dytë depozitimet e tyre, por në fillim të vitit depozitimet u kthyen përsëri në pikën e nisjes.
Ndërkohë, zoti Ruli, është ndalur edhe në zhvillimin ekonomik që ka ndërmarrë qeveria e djathtë gjatë mandatit të parë. “Ne tashmë jemi ndarë përfundimisht ka ajo situatë që u shfaq në vitin 2005. Gjatë vitit të kaluar qeveria shqiptare ka nënshkruar 55 kontrata me orientim të qartë në fushën energjetike”, ka pohuar zoti Ruli. “Aktualisht vendi ynë po shfrytëzon 35 për qind të burimeve hidrike dhe shumë shpejt investitorë të huaj do të nisin ndërtimin e disa hidrocentraleve, gjë që do ta bëj Shqipërinë vendin e parë në Evropë që prodhon energji elektrike vetëm me burime natyrore”, ka theksuar zoti Ruli.
KRIZA, NËN KONTROLL
Zoti Ruli, ka theksuar më tej se, është e vërtetë që kriza ekonomike ka prekur shumë disa vende të Ballkanin, por kjo nuk mund të “infektojë” Shqipërinë, pasi Banka e Shqipërisë ka ndjekur politika të qëndrueshme me bankat e nivelit të dytë. “Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, bankat e nivelit të dytë kanë rritur depozitimin në 1%, gjë që do të thotë se ekonomia shqiptare po ecën me ritme të larta”, tha ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës.