E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet 65-vjetori i betejës të Margëlliçit

30/03/2009  Nderohen heronjtë që dhanë jetën

Është përkujtuar dje në Patos, 65-vjetori i betejës së famshme të Margëllicit, rënies së heronjve të popullit Meleq Gostinishti, Mustafa Matohiti, Lefter Talo etj, të cilët dhanë jetën në çlirimin e qytetit të Patosit kundër pushtuesve gjermanë. Merrnin pjesë në këtë ceremoni drejtues vendorë të institucioneve të ndryshme, nga organizata e dëshmorëve dhe shoqata të tjera si dhe familjarë të të rënëve, të cilët nderuan figurat e pavdekshme të heronjve. Kreu i veteranëve solli në kujtesën e të gjithëve ditët ë fundit të marsit dhe betejën e përgjakshme të kalasë së Margllicit. Nderimet u bënë pranë lapidarit dhe në bustin e Mustafa Matohitit, ku u vendosën kurora me lule. Kjo ditë është kthyer në ditë feste ku në shesh është përuruar edhe busti i Heroit të popullit Hekuran Maneku. Kreu i Bashkisë së qytetit të Patosit, Bardhi Meli theksoi se gjaku i tyre është i shenjtë dhe do të nderohet figura e heronjve do të përkujtohet çdo vit nga brezat e rinj. Kurora me lule janë vendosur në bustin e ri të Hekuran Manekut, si dhe një fotoekspozitë ka çelur siparin në ambientet e Pallatit të Kulturës. Të gjitha aktivitetet janë shoqëruar edhe me këngë dhe recitime nga nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›