Heroina per ne Greqi, kapet i shumekerkuari
Kavaje - Nje 39-vjecar, i shpallur ne kerkim nderkombetar per "trafikim te lendeve narkotike", u arrestua ne flagrance pasditen e djeshme, teksa kthehej nga nje dreke familjare. Gezim Stravecka eshte kapur ne fshatin e quajtur Bishti i Zhures, ne rrethin e Kavajes, rreth 200 metra larg baneses se vjehrrit te tij. Ai ishte denuar ne mungese me 15 vjet burg, i akuzuar si pronari i 17 kilogrameve heroine te kapur ne Gjirokaster, ne afersi te kufirit shqiptaro-grek. Droga u gjet ne veturen me targa te huaja YOA 3731, e drejtuar nga Arjan Gjoni. Gezim Stravecka kerkohej ne gjithe Evropen, pas informacioneve se ishte larguar jashte vendit.
Xh.B