Trafiku i prostitucionit, pranga ne Itali 30-vjecarit
Lushnje - Nje 30-vjecar, i denuar me 16 vjet burg per "trafik femrash per qellime prostitucioni", eshte sjelle me pranga dje nga Italia dhe iu eshte dorezuar autoriteteve shqiptare. Qamil (Kristaq) Elezi, banor i fshatit Gocaj, te Peqinit, eshte denuar nga gjykata e rrethit te Lushnjes, vendim qe eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit ne Vlore. Prova me flagrante ne ngarkim te tij ka qene, sipas gjykates, trafikimi i Irena Sh., e cila eshte detyruar nepermjet dhunes fizike dhe psikologjike qe te prostituoje ne Itali. Sipas akuzes, aktiviteti i Elezit perfshin periudhen 2000-2004. I denuari i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve per ta derguar ne vendin e kryerjes se denimit.
Xh. B