Herri, objektivi i Mançester Sitit
Sulmuesi i Barcelonës, Thierri Henri (32 vjeç) duket se i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Pepe Guardiola dhe Mançester Siti po e mban nën vëzhgim një çështje të tillë, sepse do të dëshironte ta merrte që në muajin janar sulmuesin francez, në këmbim të të cilit mund të jepet braziliani 25-vjeçar, Robinjo, ish-sulmuesi i Realit të Madridit. Klubi spanjoll është i gatshëm që, përveç sulmuesit francez, të japë në këmbim edhe ndonjë shumë financiare për të zgjidhur këtë çështje, pasi Robinjo pëlqehet nga Guardiola