Interi, hija e Realit mbi Murinjon
Sipas së përditshmes britanike "News of the World", presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, do të dëshironte Zhoze Murinjon si trajner të ardhshëm të skuadrës madrilene. Perez po mendon për të marrë teknikun aktual të Interit, i cili shikohet si njeriu i duhur në pankinën e "galaktikave" për sezonin ardhshëm. Edhe pse i është dashur të bëjë shpenzime të çmendura, Reali i Madridit nuk po shkëlqen në këtë fillim sezoni dhe trajneri Manuel Pelegrini është vënë tashmë në diskutim. Është folur edhe për italianin Robeto Mançini, si një zëvendësues i mundshëm i teknikut kilian, por Perez duket se nuk dëshiron të ndryshojë gjatë sezonit në vazhdim.