E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herta e Berlinit kërkon Blerim Xhemailin

Herta e Berlinit kërkon shërbime e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili (21 vjec).
Lajmi jepet nga gazeta gjermane "Bild". Presidenti Nikola Dzmoba e shikon si alternativën më të mirë në mesfushën difensive lojtarin shqiptar që luan për Bolton Wanderers në Angli.
Lojtari i kombëtares zvicerane u transferua te Bolton nga FC, ku ishte qysh në moshën 17-vjec lojtar i formacionit të parë e më pas dhe kapiten. Xhemaili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.
Shqiptari është i pa lumtur te Boltoni dhe qysh nga transferimi i tij nuk ka luajtur asnjë ndeshje, kjo dhe për shkak se kreu një operacion. "Unë jam në gjendje shumë të mirë fizike dhe dua të luaj", - citohet Xhemalili nga "Bild".
Manaxheri i Hertës së Berlinit, Hënes, thotë: "Trajneri ynë e njej shumë mirë lojtarin. Ai do të na sjellë shërbime të mira".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›