Maradona ne Londer: Pibe De Oro zbarkon te Chelsea

Klara Asqeriu – Top News
Edhe yjet e superpaguar të Celsit në Premier Ligë ishin në delir dhe nuk fshehën entuziazmin gjatë vizitës befasuese të legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, në fushën stërvitore të skuadrës së "bluve".
Ish futbollisti argjentinas që është një shok i vjetër I trajnerit izraelit Avram Grent, mbërriti pa asnjë njoftim në kompleksin londinez ‘Kobham' për të takuar lojtarët e njohur.
Sulmuesi ukrainas Andrij Shevcenko ishte një nga lojtarët e Stemford Brixh që nuk i rezistoi tundimit për të takuar një copëz të cmuar të historisë së sportit më popullor në botë. "Ai është një hero dhe një figurë spektakolare. Mendoj se për cdo futbollist, ai përfaqëson dicka të ndryshme dhe të mrekullueshme", tha sulmuesi ukrainas.
Maradona është parë shumë herë në spitale të ndryshme, pas problemeve me shëndetin, si pasojë e përdorimit të drogave, por në stërvitjen e Celsit ishte më në formë se kurrë, duke pozuar për mediat. Një tjetër i emocionuar ishte anglezi Xho Kol, i cili tha se Maradona ishte nga të paktët njerëz të njohur të cilët donte të takonte personalisht.
"Asnjë tjetër nuk mund të të lërë me gojë hapur si Diego dhe unë munda vetëm ti shtrëngoj dorën", tha lojtari i kombëtares angleze. Një përshëndetje speciale nga Pibe de Oro erdhi dhe për talentin e sapoblerë të Celsit, Franko Di Santo.
Burimi:-